Ad
Zhduken pronat e Rezart Taçit nga Intesa Sanpaolo Bank. Oligarkët e ndërtimit në Tiranë, rrëmbejnë ALSAT i sekuestruar nga banka

Zhduken pronat e Rezart Taçit nga Intesa Sanpaolo Bank. Oligarkët e ndërtimit në Tiranë, rrëmbejnë ALSAT i sekuestruar nga banka

Ad

Grabitje dhe fshehje e pastër.

Pas një sinjalizimi nga burime brenda Intesa Sanpaolo Bank, realizuam një verifikim në rubrikën e Pronave në Shitje, të cilat kjo bankë si të gjitha bankat ka si detyrim të publikojë në faqen e saj zyrtare. Nga ky verifikim rezulton se prona tashmë e sekuestruar nga kjo bankë, në pronësi të Rezart Taçi, në Rrugën Siri Kodra në Tiranë mungon.

https://www.intesasanpaolobank.al/document/documents/ISPALBANIA/Lista-e-Pronave-ne-Shitje—01.02.2019.pdf

Po si erdhi kjo pronë tek kjo bankë? Duke e ndjekur me vëmendje këtë cështje prej disa vitesh, që në kohën e shpalljes së falimentit të ALSAT TV në pronësi të Rezart Taçit, prona ishte publikuar nga ana e Veneto Banka sh.a., tashmë e falimentuar edhe ajo dhe e përthithur nga ana e Bankës Intesa Sanpaolo. Ne disponojmë gjithashtu edhe kartelën e kësaj prone që ka dalë në ankand nga ana e Veneto Banka në vlerën 1 milionë e 732 mijë e 469 euro.

Duke qenë e pozicionuar në një hapësirë mjaft të përshtatshme për ndërtim, në Rrugën “Siri Kodra”, përgjatë Bulevardit të Ri të promovuar fuqimisht nga ana e Kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj, si në zonë në zhvillim, kjo pronë s’kishte se si të mos ngjallte interes tek ndërtuesit e Tiranës. Mund të jenë këta të fundit që kanë realizuar në fshehtësi blerjen e kësaj prone pranë Bankës Intesa Sanpaolo. Po sa mund të jetë vlera e vërtetë që kjo bankë ua ka shitur këtyre ndërtuesve? Ne do të provojmë në ditët në vijim të kontaktojmë Bankën Intesa Sanpaolo për të mësuar rreth këtij transaksioni që preferohet të mbahet i fshehur nga ana e drejtuesve të kësaj banke, ndoshta edhe ata të përfshirë në këtë aferë të re oligarkësh ndërtimi në Tiranë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *