Ad
Zgjidhja e Kontratës së Punës nga Punëdhënësi Nga Eduard Rexho

Zgjidhja e Kontratës së Punës nga Punëdhënësi Nga Eduard Rexho

Ad

Zgjidhja e Kontratës së Punës nga Punëdhënësi vetëm duke respektuar Nenin 141 e vijues të Kodit të Punës,që nënkupton respektimin e Afatit të njoftimit dhe Procedurës për zgjidhjen e saj(njoftimi me shkrim dhe parashtrimin e arsyes së zgjidhjes),pavarësisht lirisë kontraktore dhe faktit që kjo kontratë është konsensuale,nuk duhet marrë kurrë e mirëqenë si Zgjidhje e ligjshme,me shkaqe të arsyeshme dhe me shkaqe të justifikuara…
Pavarësisht se Vendimi Unifikues Nr.19 viti 2007,mbron zgjidhjen e njëanshme pavarësisht shkakut,kjo nuk duhet të pengojë as Punëmarrësin që të kërkojë me shkrim shkakun e zgjidhjes të motivuar natyrisht dhe as Gjykatën që të hetojë “përtej asaj që mund të fshihet”e që vishet me “zgjidhje të njëanshme e konsensuale” …
Kjo mbron Punëmarrësin si pala më pak e favorizuar e më e dobët në marrëdhënie pune,nga secili shkak i pa justifikuar e i pa arsyeshëm !
Kujdes ! Tregohuni vigjilent e të mirëinformuar !

Av.E.Rexho

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *