Ad
ZBARDHET DOSJA E PLOTË E PROKURORISË: JA SI ISH-ZYRTARËT E MD ABUZUAN ME TENDERIN E KAMERAVE NË BURGJE! SKANDALE ME TRAJNIMET DHE ALOKIMIN E FONDEVE

ZBARDHET DOSJA E PLOTË E PROKURORISË: JA SI ISH-ZYRTARËT E MD ABUZUAN ME TENDERIN E KAMERAVE NË BURGJE! SKANDALE ME TRAJNIMET DHE ALOKIMIN E FONDEVE

Ad

Zbardhen shkeljet e ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë me tenderat. 12 ish-zyrtarë të lartë dyshohet se kanë kryer abuzime, të cilat i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 5 milionë eurosh. Janë rreth 5 tendera të dyshimtë, ku shkeljet janë nga më të ndryshmet. Gazeta ka siguruar dosjen e plotë të prokurorisë mbi hetimet që janë bërë ndaj ish-funksionarëve të MD, kur kjo e fundit drejtohej nga LSI, e më konkretisht nga Ylli Manjani e më pas nga Petrit Vasili. Një ndër tenderat ku janë zbuluar shkelje është ai me objekt: Sistemi i monitorimit me kamera për burgun Lezhë dhe Fushë Kruje. Gazeta po publikon sot të dhënat e prokurorisë për këtë tender, ku zbulohen të gjitha shkeljet. Shkelja më flagrante që vihet re aty është se pasi është firmosur tenderi, kontrata është zbatuar 1.vit e 53 ditë me vonesë.

Ja konkluzionet e prokurorisë

Kryerja e shërbimit nga ana e kontraktorit zbatues është bërë jashtë afatit kohor të përcaktuar në grafikun e ekzekutimit të shërbimit. Fatura tatimore e shitjes e lëshuar nga kontraktori zbatues mban nr. 86 datë 04.10.2017 në vlerën 59.925.600 lekë, me TVSH, e cila është e konfirmuar (Sigluar) nga grupi i marrjes në dorëzim, pra i ndjekjes dhe zbatimit të kontratës. Procesverbali i marrjes në dorëzim nga grupi i ndjekjes dhe zbatimit të kontratës është hartuar dhe mbajtur me datë 30.10.2017 dhe jo me përfundimin e kryerjes së shërbimit sipas afateve të përcaktuara në grafikun e ekzekutimit të shërbimit të miratuar me DST.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me shkresën nr. 11329/1 datë 15.12.2017 dhe nr. 11329/2 datë 18.12.2017 (prot. në IEVP Lezhë me nr. 7820 datë 18.12.2017) i është drejtuar IEVP Fushë-Krujë dhe IEVP Lezhë, lidhur me konfirmimin e hyrjes përfundimtare pas kolaudimit të pajisjeve te Sistemit të ri të Monitorimit me Kamera në IEVP Lezhe dhe Fushë-Krujë. Nga Institucioni i Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (Burgu) Lezhë, konfirmohet me shkresën nr. 7834 datë 18.12.2017 (prot në MD nr. 11329/4 datë 18.12.2017) se materialet e vendosura nga kontraktori zbatues janë bërë hyrje në magazinë me F-Hyrjen (Përfundimtare) nr. 01 datë 18.12.2017 në vlerën 27 678 000 lekë, për 12 artikuj të kontraktuar.

Nga Institucioni i Ekzekutimeve të vendimeve Penale (Burgu) Fushë Krujë, konfirmohet me shkresën nr. 6190 datë 18.12.2017 (prot. në DPB nr. 1 1329/3 datë 18.12.2017) se materialet e vendosura nga kontraktori zbatues janë bërë hyrje në magazine me F-Hyrjen (Përfundimtare) nr. 12 datë 18.12.2017 në vlerën 23.727.6000 lekë, për 12 artikuj të kontraktuar.

Problemet e para

Nga verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion, konstatojmë se:

Nuk ka përputhje të afateve të ekzekutimit të kontratës midis afateve të vendosura në ofertën fituese (Kontratës) me afatet e deklaruara dhe të pranuara nga kontraktori. Mbështetur në kërkesat, nenit 40- “E drejta për të kryer shpenzime” të Ligjit nr 9936 dt 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor RSH” dhe të nenit 70- “Lidhja e kontratës të VKM nr: 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik, i ndryshuar”. Fondet buxhetore të alokuara për kontratën: Krijimi dhe mirëmbajtja e sistemit të monitorimit me kamera për burgun Lezhë e Fushë Krujë, janë në vlerë 600X3000 lek ose në masën 55.5 % të vlerës së kontraktuar prej 107.925.600 lekë, me TVSH dhe, por më pak në vlerën +7.925 600 lekë.

Lidhja e nënshkrimi i kontratës

Më datë 26.05. 2017 është lidhur kontrata me nr. 1819/11 midis autoritetit kontraktor (AK) të përfaqësuar nga Znj. Juliana HOXHA, Sekretare e Përgjithshme (sipas Urdhrit e Ministrit nr. 1688/2 datë 14.12.2016 “Për delegimin e kompetencave të Titullarit e Autoritetit Kontraktor) dhe Bashkimit të operatorëve ekonomik; OE- “Fastech” shpk përfaqësuar nga Andis PAPA. Administrator, OE “PC Store” shpk, përfaqësuar nga z. Vitator MEHMETI, Administrator dhe OE “Ratech” shpk, përfaqësuar nga z. Migen KASAJ, Administrator (sipas Prokurës së posaçme me nr. 1725 rep. e nr 304 kol, datë 10.05.2017, me objekt: Krijimi dhe mirëmbajtja e sistemit të monitorimit me kamera për burgun Lezhës e Fushë – Krujë, me vlerë të kontraktuar prej 89.938.000 lekë, pa TVSH dhe vlerën prej 107.925.600 lekë, me TVSH dhe afat lëvrimi prej 4 vjet dhe 3 muaj nga data e nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të saj.

(Afati i fillimit të shërbimit është data 26.05.2017 dhe afati i përfundimit të shërbimit është data 25.08.2021). Autoriteti kontraktor, ka dërguar për botim në buletinin e APP-së, Formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar, i cili është botuar në buletinin e APP-së me nr. 22 datë 05.06.2017. Nga kontraktori (Bashkimi i Operatorëve Ekonomik- “Fastech” shpk & “PC-Store” shpk & “Ratech” shpk), është bërë sigurimi i kontratës në vlerën prej 10.792.560 lekë, në masën 10 % të vlerës të kontratës, nëpërmjet shoqërisë të sigurimeve “Eurosig” sh.a. Likuidimi i kontratës nga ana e Autoritetit Kontraktor (Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve), është bërë likuidimi i kontratës me urdhër shpenzimin nr.665 datë 26.12.2017 në vlerën prej 59 925 600 lekë, me TVSH, të shoqëruar me: Fatura tatimore e shitjes nr. 86 datë 04.10.2017 në vlerën 59 925 600 lekë, me TVSH, procesverbali i marrjes në dorëzim datë 31.10.2017. F-Hyrja nr. 01 datë 18.12.2017 në vlerën 23 727 600 lekë nga Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Fushë -Krujë dhe F-Hyrja nr. 12 datë 18.12.2017 në vlerën 27 678 000 lekë nga Instituti i Ekzekutimit të vendimeve Penale, Lezhë. Likuidimi i kontratës është në masën 99.8=100 % të fondit të alokuar për vitin 2017 prej 60.000.000 lekë.

Ekzekutimi dhe mbikëqyrja e kontratës

Titullari i Autoritetit Kontraktor (AK), Znj. Juliana HOXHA, Sekretare e Përgjithshme (sipas Urdhrit të Ministrit nr. 1688/2 datë 14.12.2016 “Për delegimin e kompetencave të Titullarit të Autoritetit Kontraktor), me Urdhrin nr. 1819/12 datë 29.05.2017 “Për ngritjen e grupit të punës për ndjekjen dhe zbatimin e kontratës nr. 1819/11 datë 26.05.2017, me objekt: “Sistemi i monitorimit me kamera për burgun Lezhe e Fushë-Krujë”, ka: Urdhëruar ngritjen e grupit te punës ndjekjen dhe zbatimin e kontratës, me 3 persona përkatësisht: z. Eris Almadhi, Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, z. Ilir Cuni, Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Dashnor Osmani, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Titullari i Autoritetit Kontraktor (AK), Znj. Juliana Hoxha, Sekretare e Përgjithshme, me shkresën nr.1819/13 datë 29.05.2017 i ka dërguar Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, ndjekjen dhe zbatimin e kontratës dhe komisionin me përbërjen si më sipër. Mbështetur në gjetjet dhe konstatimet e evidentuara, Grupi i Inspektimit Financiar Publik (GIFP), arrin në përfundimin se: Vlera prej 120.000 lekë, e cila përfaqëson “Trajnime për personelin” përbën shkelje të disiplinës financiare me pasojë krijimin e dëmit ekonomik. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me strukturat e saj organike të marrë masat e menjëhershme duke kontabilizuar dhe vënien në kushtet e arkëtimit të vlerës së përfituar padrejtësisht nga bashkimi i operatorëve ekonomik “Fastech” shpk & “PC Store” shpk & “Ratech” shpk.

Vlera prej 6.387.236,40 lekë, e cila përfaqëson penalitete për shërbim të kryer jashtë afatit kohor të përcaktuar në grafikun e ekzekutimit të shërbimit për 1.553 ditë vonesë, përbën shkelje të rëndë të disiplinës financiare me pasoje krijimin e dëmit ekonomik. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me strukturat e saj organike të marrë masat e menjëhershme duke kontabilizuar dhe vënien në kushte arkëtimi të vlerës së përfituar padrejtësisht nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Fastech” shpk “PC Store” shpk & “Ratech” shpk.

Zbulimi i problemeve

-Nga ana e grupit për ndjekjen dhe zbatimin e kontratës për shërbimet e kryera nga kontraktori zbatues, nuk janë hartuar e mbajtur procesverbale të marrjes në dorëzim sipas afateve të përcaktuara në grafikun e ekzekutimit të shërbimeve të miratuara nëDST.

Drejtori i Përgjithshëm i DP Burgjeve me shkresën nr. 4716/7 date 25.08.2017 i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë (Drejtorisë së Informacionit, Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse (Sektorit të Prokurimeve), lidhur me: Ndjekjen e kontratës me objekt “Sistemi i monitorimit me kamera për burgun Lezhë dhe Fushe-Krujë, shprehet: Aktualisht sistemet e monitorimit me kamera nuk mund të merren në dorëzim pasi akoma nuk kanë përfunduar instalimet dhe konfigurimet. Nga komunikata e përditshme në DPB, në IEVP Lezhë dhe F Krujë vazhdohet monitorimi me sistemet e vjetra. Nuk janë instaluar dhe konfiguruar sallat e monitorimit me kamera në të dy këto IEVP…..” që vërteton se konstatimet janë të sakta dhe shërbimi nuk është kryer sipas afatit kohor të miratuar në DST.

Nga ana e grupit për ndjekjen dhe zbatimin e kontratës, nuk është hartuar raporti përmbledhës për përmbushjen dhe zbatimin me korrektësi e cilësi të kontratës për objektin e prokurimit si me sipër si dhe njoftim të titullarit për realizimin e kësaj kontrate. (Grupi i ndjekjes dhe zbatimit të kontratës me memon e datës 31.10.2017 si dhe nr. 5952/3 datë 13.11.2017 ka informuar znj. Elira Kokona, Sekretare e Përgjithshme, lidhur me marrjen në dorëzim të kontratës me objektin si më sipër, duke u shprehur se:…të gjitha zërat e sipërcituar janë në përputhje me kriteret dhe specifikimet teknike të përcaktuara në kontratën me nr. 1819/11 date 26.05.2017 me objekt: Sistemi i monitorimit me kamera në burgun Lezhë dhe Fushë-Krujë. Znj. Kokona shprehet: Të procedohet sipas parashikimit ligjor).

Shkeljet

-Lidhur me shërbimin “Trajnim personeli” në vlerën 120.000 lekë, nuk dokumentohet që të jetë kryer ky shërbim nga kontraktori zbatues brenda afatit të ekzekutimit të kontratës dhe grafikut të ekzekutimit te shërbimit të miratuar me DST, si dhe: Mungon lista e personave të trajnuar, programi me afatet dhe orarin për kryerjen e trajnimit.

-Lidhur me shërbimin: mirëmbajtje sistemi në vlerë 48.000.000 përgjatë kohëzgjatjes së kontratës për 4 vjet e 3 muaj, nuk dokumentohet që të jetë kryer ky shërbim nga kontraktori zbatues brenda afatit të ekzekutimit të kontratës dhe grafikut të ekzekutimit të shërbimit të miratuar me DST që fillon nga data 25.09.2017 e në vazhdim, pasi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk disponon fonde të çelura për këtë qëllim si në vitin 2017, 2018, 2019, 2020.

Nga ana e njësisë zbatuese (Sektori i Financës) të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në momentin e kryerjes së likuidimit nuk është evidentuar nëpërmjet dokumentacionit të nevojshëm për likuidim, nëse nga ana e kontraktorit është përmbushur kontrata për të gjithë artikujt e shërbimet të ofruara sipas afateve përcaktuar në grafikun e ekzekutimit të shërbimit, por është mjaftuar vetëm me përmbajtjen e procesverbalit të marrjes në dorëzim të hartuar nga komisioni për ndjekjen dhe zbatimin e kontratës (Komisioni i marrjes në dorëzim). Nga ana e Njësisë Zbatuese (Sektori i Financës) është bërë likuidimi jashtë afatit kohor të përcaktuar në kontrate gjë e cila krijon efekte financiare negative për institucionin. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe në favor të kontraktorit zbatues. Shërbimi është kryer jashtë afatit kohor sipas afateve të përcaktuar të shërbimit.

● – RRJETAT.COM

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *