Ad
Xhelozia mes vëllezërve e motrave  shkalla e kësaj xhelozie dhe mënyra në të cilën është shprehur

Xhelozia mes vëllezërve e motrave shkalla e kësaj xhelozie dhe mënyra në të cilën është shprehur

Ad

Të gjithë prindërit kanë bërtitur në një moment: “Mos bëni kështu! Jeni motër e vëlla!” E shpesh edhe ne kemi dëgjuar “Mami! Ai/ajo më qëlloi!”. Sigurish, t nëse jo që në fillime, por shumë shpejt – këto fjalë janë përsëritur miliona herë në gjithë globin! Me fjalë të tjera, të gjithë vëllezërit e motrat janë zënë ndonjëherë me njëri-tjetrin në jetë, të gjithë janë ndier xhelozë në ndonjë moment… shkalla e kësaj xhelozie dhe mënyra në të cilën është shprehur, gjithsesi ndryshojnë në çdo familje dhe kjo përcakton marrëdhënien e fëmijëve gjatë pjesës tjetër të jetës.

Ζήλεια στα αδέρφια

Shumica e prindërve, për këtë arsye bëjnë përpjekje çdo ditë për të përmirësuar marrëdhëniet dhe të shmangin grindjet. Ne besojmë gjithsesi që me ndërhyrjen dhe kërkimin e çfarë ndodhi dhe kush nisi luftën, ne do të ndihmojmë fëmijët tanë të zgjidhin mosmarrëveshjet!

Realiteti, gjithsesi, provon të kundërtën… nëse këto do të ishin të vërteta, të gjithë vëllezërit e motrat do të kishin ndaluar grindjet… kështu çfarë mund të bëjmë në të vërtetë?

Gjëja kryesore që mund t’u ofrojmë fëmijëve tanë në këtë fushë është të gjejmë një moment të qetë e t’u mësojmë strategji për zgjidhjen e konfliktit, të cilat ata do t’i gjejnë të vlefshme gjatë gjithë jetës, duke ndjekur disa “hapa”:

  • Qëndrojmë të qetë
  • Shpjegojmë se është normale për tu mërzitur në një moment me vëllezërit apo motrat dhe se kjo u ndodh të gjithëve.
  • Që ne kuptojmë se si ata ndihen kundrejt njëri-tjetrit në një moment të caktuar dhe i ndihmojmë të identifikojnë ndjenjat e tyre ndaj vëllezërve e motrave.
  • Që të qëllosh dikë nuk është zgjidhje kur jemi të inatosur me vëllezërit apo motrat, por mund t’a shprehim inatin në mënyra të ndryshme.
  • Pastaj kur jemi të mërzitur, na duhet t’i tregojmë personit tjetër dhe t’u spjegojmë çfarë nuk pëlqejmë tek sjellja e tyre.
  • Pastaj, i ndihmojmë ata të shprehin këto gjëra me njëri tjetrin, madje edhe nëse na duhet tu themi herën e parë që të na dëgjojnë. Mund të bëjmë një listë – të pranuar nga të gjithë pjesëtarët e familjes – për çfarë ne themi dhe bëjmë kur inatosemi.
  • Mund të vendosim një rregull së bashku që inati lejohet, por jo goditjet.
  • Nëse i shikojmë duke goditur sërish njëri-tjetrin i kujtojmë për rregullin e ri dhe pa pyetur se kush e ka fajin, i udhëzojmë të shprehin inatin në mënyra të tjera.
  • Jemi striktë për rregullin e ri dhe gjithmonë theksojmë në mënyrë të qartë e spjeguese që ne nuk lejojmë goditjet. Në të njëjtën kohë, ne i ndajmë kur sillen keq, pa u inatosur dhe pa i bërë të ndihen në faj.
  • Ne gjithmonë identifikojmë, theksojmë dhe shpërblejmë edhe lëvizjen më të vogël të një fëmije që e ndihmon të luajë e të zgjidhë mosmarrëveshjet pa i goditur dhe pa u qëlluar.
  • Bisedojmë së bashku dhe theksojmë çfarë përfitohet nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve tona pa qëlluar.
  • Nuk harrojmë që nuk mund të shmangim mosmarrëveshjet mes vëllezërve e motrave, pasi nuk do të mbarojnë kurrë!

Ajo që duam të arrijmë është që ata të mos e shprehin inatin e tyre apo xhelozinë duke goditur dhe të komunikojnë më mirë.

Qëllimi ynë është që kurrë të mos gjejmë e të ndëshkojmë fajtorin në çdo zënkë, por t’i mësojmë atyre aftësi dhe mënyra të shëndetshme komunikimi, duke shprehur dhe kontrolluar emocionet e tyre e veçanërisht inatin, aftësitë që do të vërtetohen të çmuara gjatë gjithë jetës së fëmijëve tanë. Në të njëjtën kohë duke mos u fokusuar tek fajtori dhe ndëshkimi, ne krijojmë lidhje më të forta mes vëllezërve e motrave, duke i bërë ata të ndihen si “aleatë’, të cilat do të jenë të vlefshme në pjesën tjetër të jetës së tyre

Femrat jan gati te gjitha xheloze per njera tjetren, nuk deshirojne qe ajo tjetra te jet dhe te ket me mire se vetja.

Femra e ka nga natyra xhelozin, siç kan thene dhe te vjetrit femra ka shejtanin ne barke dhe kjo eshte shum e vertet.

Nuk po flas per te gjitha sepse ke dhe femra shum te mira ,por jane te rralla ato

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *