Ad
Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë pas tërmetit në Shqipëri

Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë pas tërmetit në Shqipëri

Ad

Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë pas tërmetit në Shqipëri ( një orë më prapa)
“Vështirë të parashikohen katastrofa të tilla dhe të ndalosh fuqinë e pamëshrishme të natyrës, por nëse Serbia mund të ndihmojë në çfarë do mënyrë, jemi të gatshëm ta bëjmë, në kuadër të mundësive tona”, thuhet në letrën e Vuçiçit

Beograd më 26-11-2019
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij në kuadër të mundësive është i gatshëm të ofrojë çfarë do ndihme në heqjen e pasojave me rastin e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vështirë të parashikohen katastrofa të tilla dhe të ndalosh fuqinë e pamëshrishme të natyrës, por nëse Serbia mund të ndihmojë në çfarë do mënyrë, jemi të gatshëm ta bëjmë, në kuadër të mundësive tona, ofrojmë çdo lloj ndihme në heqjen e pasojave të tërmetit shkatërrues”, thuhet në letrën e Vuçiçit.

Ai përcolli letër ngushëllimi deri tek presidenti dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Edi Rama, me rastin e tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend.

“Me pikëllim i shohim pamjet e shkatërrimit në Durrës dhe vendet e tjera të Shqipërisë. Më lejoni që juve dhe familjeve të të vdekurve t’u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta si dhe t’iu shpreh bashkëndjenjën time me ata që kërkojnë të dashurit e tyre”, njoftohet nga Presidenca e Serbisë.

Në tërmetin që goditi Shqipërinë kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 300 të tjerë u lënduan.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *