Ad
Vrasësit paguhen nga politika! Po, pse u vranë vëllezërit Bilali?! Askush nuk di të thotë se përse u qëlluan te dy Nga Nikoleta Kovaçi

Vrasësit paguhen nga politika! Po, pse u vranë vëllezërit Bilali?! Askush nuk di të thotë se përse u qëlluan te dy Nga Nikoleta Kovaçi

Ad

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, më shumë se sa ekzekutimi i dy burrave, ka tronditur mbarë vendin për fuqinë dhe pushtetin që ka krimi në këtë vend. Me një polici të dorëzuar krejtësisht, me një prokurori infantile e të kapur dhe një gjyqësor djallëzor e kriminal, krimi i organizuar dhe i mbështetur nga politika nuk njeh asnjë lloj pengese. Ngjarjet që pasojnë frikshëm njëra-tjetrën nuk zbardhen asnjëherë! Të vërtetën e dinë vrasësit e të gjitha palëve, ndërsa politika është një arbitër që gjithnjë mban anën e më të fortit. Policia nuk gjurmon vrasësit, prokuroria nuk heton shkaqet, e gjykata gjithnjë i liron të fortët dhe mban në qeli të dobëtit, ata që janë krejtësisht të pafuqishëm që më para dhe fuqi kriminale të ndryshojnë fatin e jetës së vet!

Vrasja e vëllezërve Bilali në mes të Shkodrës dhe në mes të ditës është vrasja tipike kur shteti nuk funksionon; është rasti tipik që tregon se vrasësit janë zotër të të gjithë zonës, krahinës e deri edhe mbarë vendit. Ata ekzekutojnë, largohen, djegin makinën, lënë shenja ku duan e si duan dhe më pas, sigurisht që shkojnë në shtëpitë e tyre. Të paguar apo jo, ata e dinë mirë që policia është në shërbim të tyre, prokuroria nuk guxon të çojë asnjë ashklë, se është e inkriminuar, ndërsa sheikët e gjyqësorit dihet se çfarë iu duhet të funksionojnë. Vrasësit në shumë raste janë punëtorë! Në raste të tjera janë hakmarrës, dhe në disa të tjera janë ata vetë;vrasësit që vrasin!

Krimi që ka kapur Shkodrën për fyti dhe që e kërcënon rrezikshëm nuk është i kësokohshëm. Të ndarë në dy grupe të fuqishme, me bazë familjare, këto dy rivalë vrijojnë të implikojnë dhe vrasin prej më shumë se dy dekadash. Politika gjithnjë hedh benzinë! Si kudo; në Vlorë, Tiranë, Tropojë, Burrel, Lezhë, Durrës e kryesisht në Elbasan. Të gjithë jemi dëshmitarë! Të gjithë e dimë peshën e politikës dhe të politikanëve të paaftë, injorantë dhe fodullë që kanë lyer duart me gjak vetëm për të dalë në krye të lagjes, katundit, komunës dhe bashkisë; për të mbërritur në parlament, për të mbrojtur paratë e veta e për të qenë më afër liderit të partisë që përfaqëson! Të gjithë e dimë se çdo familje të fortësh, çdo fis apo grup i strukturuar kriminal ka pas një forcë politike. Te këto shtëpia, familje e fise strehohen gjithnjë e bëjnë pazare politikanët në kohë fushatash, krizash dhe përplasjesh politike.

Po, pse u vranë vëllezërit Bilali?!

Policia mjaftohet me ikjen e autorëve në drejtim të paditur, prokuroria shpërndahet nëpër një mijë pista e nuk shkon kurrë te shkaku, e gjykatat qëndrojnë në pritje të gjahut të radhës. Kjo është si të thuash, gjithçka ndodh pas një krimi të tillë mafioz. Në fakt vrasësit nëse nuk janë punëtor, pra të paguar, janë të qetë; ata e dinë se policia nuk afrohet, prokuroria nuk mund të funksionojë e për pasojë ata pastrojnë ndërgjegjen; morëm hakun tonë! Kjo vlen për një mori pafund ekzekutimesh në vendin tonë! Nuk është vetëm në Shkodër dhe për dy grupet rivale që po eleminojnë njëri-pas tjetrit pjestarët e familjes, fisit dhe të grupeve rivale; kjo është aksiomë për të gjitha hakjmarrjet që vrasin. Vrasja e vëllezërit Bilali asnjëherë s`do dokumentohet! Asnjëherë s`do hetohet, e për pasojë kurrë s`do gjenden vrasësit! Ata në rastin më të mirë do ikin, e më të keqin do vriten. Nëse janë hakmarrë, iu duhet të ‘dorëzojnë’ ndonjë pjestar tjetër të familjes, fisit apo të grupit, e nëse janë punëtor duhet të sillen mirë, pasi edhe mund të gabojnë e të ndëshkohen nga ata që i paguajnë. Më pas policia gjithnjë do thotë; larje hesapesh, prokuroria mbyll dosjen pa hetuar fare e ministri i Brendshëm, si ky aktuali, menjëherë shkarkon drejtorin e policisë ndërsa ka marrë të ‘paketuar’ zëvendësuesin nga Tirana.

Bilalët u vranë në derë të shtëpisë. Njëri la dy djem; një në burg e tjetrin të paralizuar! Tjetri la dy vajza! Askush nuk di të thotë se përse u qëlluan te dy, se përse duhej vrasja e të dyve? Policia nuk i gjurmoi asnjë prej vrasjeve të bujshme që tronditën Shkodrën kohëve të fundit. Ministri, ky aktuali që urdhëron hedhjen gaz helmues protestuesve dhe jo dokumentimin e një krimi mafioz, nuk ka marrë asnjë masë për Shkodrën, as për Vlorën e aq më pak për Elbasanin. Askush nuk hetoi si duhet ekzekutimin barbar të djalit të vetëm të familjes Ferracaku, Arjanit! U la ashtu; një krim mafioz me shënjestër të ngatërruar! Askush nuk doli të thoshte se në fakt ishte vrarë brutalisht dhe nuk ishte ngatërrim! Askush nuk hetoi vrasjen e Fatosit, kushëririt të tij. As zhdukja e dy burrave, dajë e nip nuk u hetua. Asnjë ngjarje nuk u hetua dhe nuk u zbardh që më pas, krimet e tjera të kishin një fill! Por jo; drejtësia ashtu si politika këmbejnë role dhe heshtin kur kryhen krime mafioze ku motivi në të shumtën e rasteve janë pazaret e prishura dhe trafiku i drogës. Qytetarët shqiptarë të pamundur dhe të dorëzuar, kërkojnë largimin e djemve të tyre kur bëhen 20 vjeç larg Shqipërie, ndërsa presin çdo dy vjet të takojnë politikanët që iniciojnë krime që nga vjedhjet e grabitjet e deri tek ekzekutimet mafioze që rrënojnë familje e fise!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *