Ad
Vllehët e Ballkanit dhe të Shqipërisë Nga Alfred Cako.

Vllehët e Ballkanit dhe të Shqipërisë Nga Alfred Cako.

Ad

Për Vllahinë flitet edhe në Gjeneza në Bibël, në vargu 11:12:2 ku Moisiu flet për lumin Fison që rrjedh nga Edeni në tokat e Havilah’ut e ndahet në katër degë. Fison, sipas çifutëve, është në fakt Danubi dhe Havilah është Vllahia, një pjesë e Dakisë. Kështu e quan lumin Danub edhe kronikani Leon Deacon i perandorit Basili i II, i quajtur ‘filozofi’ në shekll.X. pas Kr. Por duke u kthyer në periudhën e fundit osmane, dihet se vllehët kanë jetuar në një masë të madhe në Ballkanin Qendror, ashtu si edhe sot. Në fakt, dy Luftrat Ballkanike u zhvilluan kryesisht mbi teritorin e banuar me shumicë shqiptare, teritore në të cilat vllehët bashkëjetonin me shqiptarët prej shekujsh.

Pikë së pari, është e vështirë ti quash vllehët komunitet apo minoritet. Nëse do ti trajtojmë si popullatë nomade dhe si një degë rumune e shkëputur teritorialisht nga populli i saj, sigurisht që duhen quajtur komunitet.

Por nëse i trajtojmë ata si një popullsi e pandërprerë nga Rumania jugore në të dy krahët e Bullgarisë dhe Serbisë, duke u futur në terrenet malore të Greqisë qendrore, zona e Pindit. Madje shpesh herë, ka pasur diskutime nëse mund të ndërtohej një shtet vllah në Ballkan ose shqiptaro-vllah, gjë të cilën e ndaluan politikanët rumunë pas luftrave ballkanike, duke besuar në një simbiozë greko-vllahe, gjë e cila solli një asimilim të vllehëve, ashtu siç solli edhe një asmimilim të arvanitasve, shqiptarëve ortodoksë çamë dhe maqedono-bullgarëve të Greqisë.

Por popullata vllahe sot ka një dizavantazh të madh në krahasim me popullatat e tjera të etnive ballkanike: ajo nuk ka gjuhën e shkruar dhe ka filluar ta humbasë identitetin e saj etnik, pasiqë, siç thotë studiuesi vllah N.Balamaci në parathënien e librit ‘The Vlachs: The History of a Balkan People” të autorit britanik Tom J.Ëinnifrith, botuar në vitin 1975, se vllehët “kanë qenë të zënë me urrejtjen ndaj njëri-tjetrit për të qenë pro-rumunë ose progrekë, duke mos e venë theksin se të gjithë janë vllehë”. Më tej ai shton se “Rumania luftron Hungarinë për Transilvaninë duke pretenduar se vllehët kanë ardhur aty nga Danubi verior.

Bullgaria lufton Serbinë dhe Maqedoninë duke pretenduar se ne (vllehët, dmth) nuk ekzistojmë aty. Greqia lufton Shqipërinë për Epirin e Veriut duke pretenduar se ne jemi grekë. Çdo grup fiton diçka duke sakrifikuar vllehët, përveç nesh që gjithmonë humbim. Por pas kësaj cilët mbetemi ne humbje pas humbjesh? Ne nuk kemi shtet, ne nuk kemi universitete, historianë, biblioteka, politikanë dhe diplomatë që të shohin interesat dhe historinë tonë, për të ndaluar të tjerët nga sakrifikimi ynë”.
Dihet se në Shqipëri, vllehët (fjalë e cila nuk ka kuptim pezhorativ, kundrejt fjalës çoban, që i emëron vllehët jo sedentarë që meren me blegtori) pjesa më e madhe e tyre kanë vendodhjen në kufijtë e Shqipërisë me Greqinë, por edhe me Maqedoninë në zonën e dy liqeneve të Prespës. Në fakt etimologjia e fjalës së vjetër Vllachi është e padeshifrueshme nga ana linguistike. Studiues të ndryshëm duan të thonë se gjuha vllahe ka lidhje me gjuhën rumune, teritori i së cilës u pushtua vetëm 1/3 nga romakët dhe gjithë zona e vjetër e Dakisë ka një unitet gjuhësor.

Ka shumë emra për teritorin e vjetër të dakëve dhe Dakisë që vinë qysh nga antikiteti e deri në kohët e sotme, si: aviii, lahii, laii volcae splash, fellah, bolaci, bellovaci belioaci, Blaca blasci boards Palace blaceni, BELCAIRE, volcae, volsci, vlaqui, Ëallachia, Ëallachia, valahus, Olah , olacz, Ëalach, ëlachos etj.
Mendohet se vllehët, ashtu si shqiptarët, kroatët, sllovenët, boshnjakët, skithët bullgarë të thrakisë para pushtimit turanik të bullgarëve të sllavizuar të sotëm, malazesët, paragrekët e Peloponezit dhe Thesalisë e deri në norët dhe venetët, siç e kemi thënë edhe më parë, janë banorë autoktonë, që rrjedhin nga i njëjti shtrat pellazgjian ose proto-dacian (sipas sudiuesve rumunë). Ndërsa Kadmi dhe Harmonia lindën disa djem, sipas mitologjisë së lashtë, vllehët janë pasardhës të Keltit, nga janë edhe uellsianët dhe skocezët e sotëm, që kanë pasur vëllezërit e tyre dardanë dhe ilirë. Vllehët duan të thonë se ata janë ‘hiporboreanët’ e Homerit. Homeri, në fakt, i quan vllahianët si ‘më të ndershmit vdekatarë’; edhe Herodoti, po njëlloj si Homeri do ti quante 9 shekuj më pas si “më të ndershmit e thrakianëve’.Madje Strabo i konsideronte ata si skithianë (kështu quhen banorët duocefalikë të mbi Danubit, që dallojnë nga sllavët dhe mongolët e rajoneve rusishtfolëse), duke i afruar më shumë me degën dardane sesa me degën kelte të pellazgjianëve.
Madje dihet se vllehët e Pindit, pas Kongresit të Londrës për teritoret e shtetit shqiptar më 1913, kërkonin të bashkoheshin me Shqipërinë dhe jo me Greqinë. Madje njëra nga arsyet se përse u dëbua nga KNK Ismail Qemali si kryeministër ishte kominikimi i tij me negociatorin Beqir Grebenea, një vllah i muslimanizuar për shkak se nënën dhe motrën e tij i kishin përdhunuar grekët, në lidhje me të ardhmen shqiptare të Meçovës vllehe dhe në lidhje me derën mbretërore osmane të shtetit të ri shqiptar. Komunikimin e I.Qemalit me B.Grebenenë, pas një spiunimi të grekëve te KNK, ja konfiskuan Grebenesë si provë materiale kundër I.Qemalit që ju quajt si komplot kundër vendimeve të Konferencës së Londrës. Gjithashtu, nacionalisti i shquar vllah Apostol Margariti u përpoq ta ndante kishën vllahe nga ajo greke. Vllehët u quajtën milet i veçantë nga Porta Osmane në vitin 1905, si një përpjekje e Portës për ti përçarë vllehët nga grekët. Dihet nga historia se në Ilinden, dy vjet më parë, vllehët u rebeluan në qendrën e tyre Krushevo (Maqedonia e sotme). Pas Krushevos, dy fshatra vllehe, Pisoderi dhe Neveska u kapën nga rebelët vllehë të cilët drejtoheshin nga Pitu Guli dhe Goce Delcev-i. I pari ishte 100% vllah, kurse i dyti ishte një tip Robin Hudi me mama turke, që mbronte çdo fshat ose zonë të shtypur nga administrata qendrore osmane. Gjatë kësaj periudhe, tregëtarët vllehë ishin në krah të Turqisë; të tjerët ishin, sipas rastit, ose me grekët, ose me rumunët, për shkak të kishës, në luftën ndaj Turqisë, por duke ruajtur marrëdhënie shumë të mira me shqiptarët, sidomos me ata ortodoksë. Të dy palët, shqiptarët ortodoksë dhe vllehët, përpiqeshin ti shpëtonin sa më shumë kontrollit ekleziastik grek dhe serb pasi e kishin parë trajtimin e shqiptarëve, kryesisht ortodoksë, që luftuan me grekët për pavarsinë e Greqisë nga Porta Osmane në vitet 1820 dhe përfunduan të vrarë prapa shpine nga grekët, si Ali Farmaqi ose të burgosur si Kollokotroni. Për bashkëpunimin e vllehëve me shqiptarët para Luftrave Ballkanike duhen lexuar, midis të tjerave, dy librat: S. Skendi: Zgjimi Kombëtar Shqiptar (1967) dhe J.Sëire: Shqipëria, Ngritja e një mbretërie (1929). Është fakt se sot ka një rënie të numrit të banorëve të identifikuar si vllehë në zonat e tyre autoktone në Ballkan. (Është domethënës fakti se edhe mali i shenjtë ortodoks Athos ka qenë mal i banuar nga vllehët të cilët u dëbuan nga organizatat e krishtera me gjithë familjet dhe gjënë e gjallë; madje, sipas Eutiucius, patriarkut të Aleksandrisë në vitet 1933-’44, përmendet se edhe Manastiri i Shën Katerinës në Lartësitë e Sinait, është ndërtuar për të ndalur saraçenët, nga një grup prej 100 skllevërish vllehë me familjet e tyre të dërguar aty nga Perandori Justinian). Në censusin e ish Jugosllavisë janë rregjistruar reth 10 mijë vllehë kurse në censusin grek të vitit 1951 kishte rreth 40 mijë vllehë të rregjistruar si të tillë, por sot gjen gjithnjë e më pak të rinj me origjinë vllehe që e flasin këtë gjuhë. Në librin e tyre “Nomads of thë Balkans”, pak para fillimit të Luftës së Madhe, dy autorët Ëace dhe Thompson llogarisnin se vllehët e Rumelisë osmane ishin rreth gjysmë milioni banorë, njëlloj si edhe studiuesi gjerman Gustav Ëeigand rreth 15 vjet para tyre. Pra duket se kjo shifër ka përfunduar në 50 mijë vllehë në Maqedoni dhe Greqi dhe ndoshta ky numër sa vjen e po bie për shkaqe emigrimi dhe asimilimi urban. Në Shqipëri dihet se numri i minoritetit grek në Shqipëri ka qenë 0,8 % dhe numri i banorëve të komuniteteve të tjera ka qenë 0,4%. Shumë vllehë kanë qenë të vendosur në zonën e Gramozit dhe e quanin veten nga Gramozsteani. Një pjesë e vllehëve e quajnë veten arumunë. Dihet se vllehët kanë përqafuar fenë ortodokse dhe kjo i lidh ata fort me ortodoksët shqiptarë dhe ata grekë në Greqi, duke qenë një element i fortë asimilimi të tyre. Pra në Shqipëri, maqedonët, vllehët dhe pakicat e tjera kulturore përbëjnë rreth 12 mijë frymë, sipas censusit të fundit që kishte rregjistruar rreth 2,8 milion rezidentë në Shqipëri.
Për shkak të emigrimit të gjitha popullatat, sigurisht që kanë në vlerë absolute një numur më të madh, por, duke parë shkallën e përafërt të largimit nga të gjitha grupet e popullsive, përqindja është shumë e përafërt me këtë census. Gjithsesi, shqiptarët shquhen për bashkëjetesë mes feve të ndryshme të tyre si edhe me pakicat. Kjo duket edhe në tendencën e martesave të përziera dhe në integrimin e vllehëve mes shumicës shqiptare në të gjitha frontet, në administratën publike, në biznese, etj. Vllehët kanë emigruar në Australi, Amerikë, Kanada. Nëse e reduktojmë numrin e vllehëve në Greqi në 20 mijë, llogaritet se në Ballkan mund të jetojnë 100 mijë vllehë. Duke menduar se vllehët janë një popull endogamik (që martohen brenda etnisë së tyre dhe jo me të tjerë) dhe nëse ata kanë qenë rreth gjysmë milioni në fillim të shekullit të 20, ata sot duhet të jenë, të paktën, dy fishi, pra mbi një milion vllehë.
Luftrat Ballkanike dhe ato greko-turke pas Luftës së Madhe zgjidhën disa probleme dhe hapën disa të tjera. Midis dy Luftrave Botërore, shumë vllehë lëvizën nga Ballkani në drejtim të Rumanisë. Jugosllavia e parë dhe Greqia i premtuan Rumanisë të drejtën për të financuar arsimin e vllehëve në këto vende, por kjo marrëveshje nuk funksionoi, sidomos në Jugosllavi. Dihet se shumë vllehë u bashkuan me divizionet naziste rumune, të cilat ishin pjesë e Abvehrit në Greqi dhe këta, ashtu si edhe çamët muslimanë në Akarnani, u dëbuan në Dobruxhën Rumune nga rregjimi grek i pasluftës, si kolaboracionistë. Por tek vllehët bëri kërdi më pas edhe Lufta Civile greke pas Luftës së Dytë Botërore, pasi zona e banuar në shumicë prej tyre, u bë teatri i kësaj lufte në malet e Viçit dhe në Gramoz. Madje një numur jo i vogël vllehësh të përndjekur si bashkëpuntorë të komunistëve grekë, u mirëpritën nga rregjimi i E.Hoxhës dhe u vendosën në juglindje të Shqipërisë, pranë kufirit.
Perdja e Hekurt e dy hemisferave kaloi, gjithashtu, fatkeqësisht, midis tokave ku banonin shqiptarët dhe vllehët dhe kjo ishte një fatkeqësi e madhe e rajonit ku vëllezërit punonin kundër vëllezërve të tyre, secili sipas kampit të madh ideologjik. Në fakt, vllehët në Rumani janë duke u asimiluar. Ka pasur një tendencë që vllehët të quheshin vëllezër me rumunët, por sot vllehët frenohen të kenë aktivitete të spikatura kulturore dhe gazetat e tyre. Në fakt, në Shqipëri, grekët dhe vllehët nuk kanë qenë përndjekur nga rregjimi i E.Hoxhës. Përkundrazi, ata janë trajtuar më mirë se një pakicë jo e vogël shqiptarësh antikomunistë. Edhe Maqedonia ju ka dhënë vllehëve disa liri kulturore dhe lejon emisione në TV publike. Por, ndikimi asimilues shtetëror duket mbi vllehët, psh, në një rast domethënës kur tre vëllezër nga Nizopolja e Maqedonisë pranë Manastirit, mbanin tre mbiemra të ndryshëm në Australi, në varësi të kohës dhe shtetit që e sundonte fshatin, kur ata janë larguar: njëri quhej Babovic (periudha serbe e kontrollit), Babov (periudha e sundimit bullgar gjatë Luftës së Madhe) dhe Babovski, megjithëse fshati ku ata banonin ishte me shqiptarë dhe të tre vëllezërit dinin shqip, kurse prindërit e tyre dinin edhe turqisht. Në Greqi grekët thonë se të gjithë vllehët janë grekër, por nuk e pranojnë të kundërtën. Por kjo teori është dobësuar pas ardhjes së grupeve vllehe nga Shqipëria në Greqi si emigrantë, të cilët nuk dinë mirë greqisht. Madje vllehët mbajtën një kongres të tyren në Freiburg të Gjermanisë më 1996 ku treguan identitet të fortë ndaj grekëve. Sot komuniteti vllah i ngelur në Greqi, i ndikuar nga vllehët e tjerë nuk e pranon shprehjen se çdo vllah është një grek. Por ata pranojnë se vllehët nuk janë të shtypur nga grekët. Gjithsesi, aspirata e disa të avancuarve në çështjen vllahe është pavarsia e Ruritanian Vlachistanit. Në zonën e Pindit në Greqi po ndodh, dalëngadalë, si në Britani me Uellsin, dhe gaelikët anglo-saksonë të Skocisë Perëndimore. Por grekët kanë frikë nga kufiri verior nga i rrezikojnë turqit, gjermanët, sllavët dhe shqiptarët dhe ata nuk mund të lejojnë një kalë troje vllah në këtë sektor. Grekët i quajnë vllehët e parë si roje të avanposteve romake të martuar me vajza greke e të mbetur në Ballkan e Greqi. Kurse historianët rumunë mendojnë se vllehët janë rumunë që kanë zbritur nga Danubi në jug, në Ballkan në shekujt 6-10 pas Kr. Fëmijët e mësojnë gjuhën nga nëna, pasi baballarët lëvizin pas kullotave dhe i shohin fëmijët e tyre më rrallë. Vllehët e quajnë veten arumunë, grekët i quajnë kucovllah, kurse në Maqedoni i quajnë romanianë dhe tsintsarë në Serbi. Në Maqedoni ata popullojnë zonën e luginës Timok. Sot vllehët quhen sipas vendit nga vinë, si Gramozsteani, Farsherotsi, Pindeani. Një grup vllehësh nga Berati e quajnë veten të krishterë ortodoksë (sipa T.Stoianovich: “The Conquering Balkan Orthodox Merchant”, vt.1960) Në fakt, latinët dhe vllehët u zhdukën në histori pas vitit 586, gati për katër shekuj. Nuk ka ndonjë arsye që ta shpjegojë qartë këtë fakt. Kjo deri në kohën kur vëllai i Perandorit bullgar, Samuelit, ishte vrarë nga disa vllahë të quajtur hoditai (ata që ruajnë rrugën, sinonim i armatolëve dhe kleftëve grekë) në një vend pranë Kosturit dhe Prespës të quajtur Lisat e Drejtë. Edhe sot ky vend banohet nga shqiptarë, grekë, sllavë dhe vllehë. Pavarësisht nga mëtimet bullgare për origjinën familjare të Perandorit të tyre të ritur në Bizant, Samuelit, ka gjasa që ai ka qenë vllah. Pasi Samueli u mund nga Vasil bullgarovrasësi, përsëri kanë qenë vllehët ata që e pësuan nga ndëshkimet. Edhe perandoria e dytë bullgare e asenidëve është quajtur nga burimet bizantine si vllahe. Madje zonën në veri të Maqedonisë së sotme dhe jugperëndimin e Bullgarisë, historianë bizantinë të ndryshëm e kanë quajtur nga ana e racës si “Serbalbanitobulgarovlachos’. Në kohën e sundimit osman, vllehët u morën shumë edhe me tregëti dhe shekujt osmanë ishin kohë lulëzimi për ta. Ata lejoheshin ta flisnin gjuhën e tyre publikisht dhe ta shkruanin me gërma greke, si edhe të luteshin e faleshin në kishë. Kjo ishte, pak a shumë, historia moderne e vllehëve të cilët kanë të gjitha të drejtat e dhëna nga Krijuesi që të jenë të barabartë me të gjithë banorët e tjerë të Ballkanit dhe ata duhet të jenë të lirë që të jetojnë të integruar mes veti si një komunitet i integruar, pavarsisht se ku janë rezidentë: në Greqi, Shqipëri, apo ish Jugosllavi, Bullgari e Rumani. Të gjitha këto vende nuk mund të gëzojnë lirinë e tyre nëse kufizojnë lirinë e cilitdo komunitet etnik a kulturor.
Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *