Ad
Vladimir Gjuta është shoqëruar sërish në Policinë e Tiranës, 5 ditë pas lirimit

Vladimir Gjuta është shoqëruar sërish në Policinë e Tiranës, 5 ditë pas lirimit

Ad

Vladimir Gjuta është shoqëruar sërish në Policinë e Tiranës, 5 ditë pas lirimit pasi u afrua me armë në dorë pranë selisë së Partisë Socialiste. Gjuta ishte pikasur pranë godinës së socialistëve gati për të qëlluar por u ndalua në kohë nga gardistët.

Pasi është neutralizuar, Gjuta është shoqëruar për në Komisariat, ku edhe do të japë shpjegime për kërcënimin me armë. Shoqërimi i tij vjen 5 ditë nga lirimi prej burgut, pas arrestimit të tij më 22 janar. Gjuta qëlloi kushëririn e tij disa herë me çekiç, duke e lënë të plagosur por u la i lirë pasi i afërmi i tij e tërhoqi denoncimin.

Më herët, Gjuta është akuzuar si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015.

Gjuta po tentonte të largohej drejt Kosovës, duke vendosur një paruke në kokë, por pas një kontrolli që bëri Policia në makinën e tij, ai ra në pranga. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ernest Gjuta dhe Baftjar Bruka. Por në vitin 2016 pas lirimit nga burgu, Gjuta ra sërish në pranga pasi akuzohej për dhunë fizike ndaj babait të tij.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *