Ad
Viti 1300 – Berati u bë arteria kryesore që lidhte Ohrin me Vlorën, si porti kryesor bizantin në Adriatik

Viti 1300 – Berati u bë arteria kryesore që lidhte Ohrin me Vlorën, si porti kryesor bizantin në Adriatik

Ad

E gjendur nën presionin serb dhe ujdisë që arritën anzhuinët me krerët shqiptarë, perandoria bizantine u largua nga Durrësi dhe Kruja . Ajo u kufizua në zonën Myzeqe, Berat, Tomoricë, Vlorë, Kaninë, Korçë, Kolonjë, Ohër. Perandoria bizantine organizoi në këto treva një njësi tjetër politiko-adminstrtive, Despotatin e Beratit krahas atij të Artës, që mbulonte Jugun. Qyteti buzë Osumit, përveç se ishte qendër e rëndësishme strategjike, fitoi një profil të plotë edhe përsa i përket ekonomisë. Roli i tij u rrit së tepërmi pas shkëputjes së rrugës së vjetër Egnatia nga sfera e sundimit bizantin. Berati u bë arteria kryesore që lidhte Ohrin me Vlorën, si porti kryesor bizantin në Adriatik

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *