Ad
VELIAJ I PËRGJIGJET MALAJT: NUK MË VENDOS DOT GJOBË AS TI, AS VËLLAI YT. MOS KËRKO LEJE NDËRTIMI KUNDËR LIGJIT

VELIAJ I PËRGJIGJET MALAJT: NUK MË VENDOS DOT GJOBË AS TI, AS VËLLAI YT. MOS KËRKO LEJE NDËRTIMI KUNDËR LIGJIT

Ad

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbardhur edhe burimin e akuzave që vijnë nga Arben Malaj në drejtim të punës së tij dhe të Bashkisë së Tiranës. Duke folur për A2CNN, Veliaj ka sqaruar se gjeneza e këtyre sulmeve vijnë për shkak të gjobave që Malaj ka dashur t’I vërë Bashkisë së Tiranës për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

Veliaj thotë se Malaj dhe vëllai I tij kanë kërkuar që të marrin leje ndërtimi për një pallat në tokë bujqësore, çka bie totalisht ndesh me ligjin. “Të gjuash me gurë nga ekranet është një zgjedhje, por për dikë që pretendon që e bën më mirë duhet të ofrohet ta bëjë më mirë. Dhe një gjë që ia kam bërë të qartë edhe zotit Malaj, por edhe shumë të tjerëve është që unë nuk pranoj gjoba. Nuk ka sot një media, një njeri publik ose një politikan që mund të më kërkojë të bëj gjëra të paligjshme duke më vënë gjobë.

Nuk e di çfarë pretendon, por ia kam bërë të qartë edhe zotit Arben Malaj edhe zotit Basri Malaj, nuk marrin dot leje në Mjull-Bathore në tokë të gjelbër, në tokë ullishte, në tokë që nuk është truall, në tokë bujqësore ku nuk ndërtohet duke më vënë gjoba në televizor. E kanë provuar shumë, por meqë më pyetët kjo vlen për zotin Malaj, për vëllain e tij, pallat në tokë bujqësore ullishte unë nuk jap sepse është e paligjshme”, tha Veliaj.

Kreu I Bashkië thekson se pavarësisht angazhimit të përbashkët në strukturat e Partisë Socialiste, ai nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme diçka që nuk i takon. Veliaj i bën thirrje Malajt që të mos abuzojë me rolin e tij në Bordin e Bankës duke u marrë tërë ditën me politikë kundër kryetarit të bashkisë. “Ia kam thënë me urbanistikën, ia kam thënë me dëshmitarë të tjerë edhe familjarë të tij që e dinë fare mirë se parimor jam. Unë nuk e ngatërroj punën me shoqërinë. Ai ka qenë një koleg i angazhuar në Partinë Socialiste.

Më vjen keq që abuzon me rolin e tij në bordin e bankës duke u marrë tërë ditën me politikë kundër kryetarit të bashkisë. Të japë dorëheqjen, të kandidojë për kryetar bashkie ose për Këshill Bashkiak…”, shtoi ai, teksa siguron se kushdo që do të pretendojë se do të mund t’i vendosë gjoba për të marrë diçka në mënyrë të padrejtë, gabon rëndë.

“Unë nuk kam ndërmend as të shkoj në burg, as nuk kam ndërmend të shkel ligjin. Ia kam thënë në sy me dëshmitarë. Vendosi të aplikojë gjobën. Unë kam katër vjet këtu, nëse më gjen një njeri nëse arrin me presionin në media të marrë diçka të padrejtë unë iki nga bashkia. Të gjithë marrin një përgjigje, Erion Veliajt nuk i vë dot gjobë njeri, jo Ben edhe Basri Malaj, por asnjë njeri tjetër në botë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *