Ad
Valsi i një dasme fantazmë Thanas Medi Libri i tij i katër( romane)

Valsi i një dasme fantazmë Thanas Medi Libri i tij i katër( romane)

Ad

Thanas Medi
Libri i tij i katër( romane)
Valsi i një dasme fantazmë. Fjala e parë që do them për këtë roman është se aty nuk gjen një dasëm fantazmë por në mënyrë mjaft të kuptueshme një kohë fantazmë që kish përpirë gjithshka, që kish futur te çdokush në mëndje e shpirt frikën nga ajo fantazmë që ish sipër dhe që godiste papushim. Njeriu nuk ishte njeri, ai skish asgjë në dorë, ish një vegël, një ingranazh që ecte e lëvizte në sikron të turmës, asgjë nuk varej prej tij, as ndjenja, as dashuria, asgjë nuk i lejohej këtij njeriu të ri që ai sistem po projektonte që të shtynte jetën dhe diktatin mbi të.Kjo fantazmë me nota reale dhe mjaft poetike, filozofike nga mjeshtri Medi. Si për ironi të fatit ky roman del në një kohë ku ne ende vorbullojmë në ato ujra fantazme. Ende nuk jemi çliruar nga ajo lubi. Kritikët duhet të thonë fjalën e tyre për këtë vepër që flet kaq bukur. Unë jam lexues i Thanasit, e vlerësoj përkushtimin e tij në tema të mëdha si ky raman që sa doli në dritë. E lexova brenda një dite si asnjë roman tjetër. Kjo tregon shumë. Thanas na shpure në një kohë që jo vetëm se kishim haruar por çdo ditë e më shumë na del para syve dhe na obligon që sa më shumë ta përmendim që të ruhemi prej saj. Ajo fantazmë ajo lubi ende mban erë e kudërbon. Prandaj unë si lexues dhe shkrimtat, nuk di shumë të bëj kritikun e mirëfilltë por të them atë shprehjen e thënë nga populli, ” Heq kapelen dhe të shkoj nën krah”. Kjo nuk i thuhej kujdo. Letërsia shqiptare pasurohet me vlerat që përcjellin veprat e tua. Ndoshta nuk hyj në analiza letrare të botës shpirtërore të personazheve, por them me bindje se jini mjaft i kuptueshëm dhe shpesh vepra juaj sa reale ngjason me një dramë të denjë për çdo lexues, gjuha, fantazia, filozofia në përcjelljen e mendimit të personazhit, aty gjejmë kurajon qytetare, dialogun e gjallë dhe popullor. Libri juaj zoti Medi është si ai lisi që nuk e tremb thatësira, nuk e godasin rufetë, shiu, breshëri se ai është rrënë e degë plot fuqi,që lëshon hije lumturie për këdo. Libri është një jo për kohën që kemi kaluar, ku u mbanim erë bajgave tona , jo skamjes, diktaturës që asgjë mos përsëritet. Paçka se një e keqe tjetër na ka kapur me braktisje të vendit dhe trokitje dyerve të botës.
Thanas të uroj suksese në të tjera krijime dhe shëndet! Miku yt Theodhoraq!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *