Ad
UZINA E SODËS DHE PVC VLORËUzinë kimike nga më të rëndësishmet në vend

UZINA E SODËS DHE PVC VLORË
Uzinë kimike nga më të rëndësishmet në vend

Ad

UZINA E SODËS DHE PVC VLORË
Uzinë kimike nga më të rëndësishmet në vend. U krijua me bashkimin e uzinës së sodës (1967) dhe fabrikës së klorurit të polivinilit (1978). Prodhon duke zbatuar procesin e amoniakut (Solvay) sodë të kalcinuar që i shkon industris së qelqit, dhe sodë kaustike që i shkon industris së sapunit, Si lëndë e parë përdoret kripa e minierës së Dhrovjanit. Në fabrikën e klorurit të polivinilit prodhohen si produkte ndërmjetëse për procesin e polimerizimit klor, hidrogjen, acid klorhidrik, karbur kalciumi, klorur vinili dhe si produkt përfundimtar kloruri i polivinilit. Rrëshira e prodhuar shërben si mate»al gjysmëindustrial për fabrikat e plastikës në Durrës e Lushnjë dhe për fabrikën e telave e të kabllove elektrike në Shkodër. Rezervat e lëndëve të para dhe niveli i zhvillimit industrial të vendit krijojnë kushte për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj uzine. (N.L.)
Në fofo: Pamja nga Uzina e sodës kaustike, (PCV) Vlorë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *