Ad
Ushqim për mendjen: Lumturia është Problem

Ushqim për mendjen: Lumturia është Problem

Ad

Nga Krislen Kërri

Rreth 250 vjet më parë, në zonën e Himalajave, sot Nepali, jetonte një mbret i cili do të bëhej babai i një djali. Për këtë djalë, mbreti kishte një ide të veçantë; ai do t’a bënte jetën e fëmijës perfekte. Fëmija nuk do të njihte asnjë çast vuajtjen- çdo nevojë, çdo dëshirë, do t’i plotësohej në çdo kohë.

Mbreti ndërtoi mure të larta rreth pallatit të cilat pengonin princin të njihej me botën e jashtme. Ai e përkëdheli fëmijën, duke e mbuluar me ushqime dhe dhurata, duke e rrethuar atë me shërbëtorë të cilët plotësonin çdo tekë tijën. Dhe sic ishte planifikuar, fëmija u rrit injorant për nga rutina mizore e ekzistencës njerëzore.

E gjithë fëmijëria e tij vijoi kështu. Por pavarësisht luksit të pafundëm, princi u bë një i ri zevzek. Shumë shpejt, çdo eksperjencë kishte ndjesi boshe dhe pavlerë. Problemi qëndronte që çfarëdo gjëje i jepte mbreti, asnjëherë nuk ishte mjaftueshëm, asnjëherë nuk kishte kuptim.

Një natë vonë, princi doli fshehurazi nga pallati të shihte c’kishte jashtë atyre mureve. Një shërbëtor e shoqëroi ku desh ai, në qendrën e zonës së banuar, dhe ajo që pa e tmerroi.

Për herë të parë në jetën e tij, princi pa vuajtje njerëzore. Ai pa njerëz të sëmurë, njerëz të vjetër, njerëz pa shtëpi, njerëz ne vuajtje, madje edhe njerëz duke vdekur.

Princi u kthye në pallat dhe e gjeti veten në një krizë ekzistence. Duke mos ditur si të procesonte gjithëcka kishte parë, ai u bë shumë emocional për cdo gjë dhe filloi të ankohej shumë. Dhe, sic është tipike për djemt e rinj, princi përfundoi duke fajësuar të atin për të njëjtat gjëra që ai ish përpjekur për të bërë për të. Ishte pasuria, mendonte princi, që e bënin atë të ndihej kaq keq, që e bënin jetën e tij të dukej kaq pa vlerë. Ai vendosi t’ja mbathte.

Por princi i ngjante më shumë të atit sesa ai pandente. Edhe ai kishte ide të mëdha. Ai jo thjesht do ja mbathte; ai do të dorëzonte titullin e tij, familjen e tij, dhe të gjithë ç’ka zotëronte dhe do të jetonte në rrugë, të flinte rrugëve të baltosura. Aty ai do të vdiste urie, torturonte veten, dhe do të lypte për thërrime buke nga të panjohur, përgjatë gjithë jetës së tij.

Natën tjetër princi u largua fshehurazi nga pallati, për mos t’u kthyer më. Për vite ai jetoi si mbetje njerëzore. Dhe siç kish parashikuar, princi vuajti shumë. Ai vuajti nga sëmundjet, uria, dhimbjet, vetmia, dhe skamja. Ai u përball edhe me vetë vdekjen, shpesh duke u kufizuar për të ngrënë veç një farë në ditë.

Disa vite kaluan. Dhe më pas ca të tjerë. Dhe më pas…asgjë s’ndodhi. Princi filloi të kuptoj se kjo jeta e vuajtjeve nuk ishte ajo që pritej. Nuk po i sillte atë që ai priste. Nuk po zbulonte ndonjë mister më të thellë të botes apo ndonjë qëllimin më madhor të saj.

Në fakt, princi filloi të njohë atë që ne të tjerët kemi ditur gjithnjë: që vuajtja është tmerr. Dhe nuk është se ka ndonjë kuptim të fshehur, thjesht ta shpif. Ashtu si edhe me të qenurit i pasur, nuk është se ka ndonjë vlerë tek vuajtja nëse bëhet pa ndonjë qëllim. Dhe sapo princi arriti ne konkluzionin që idea e tij e madhe, ashtu si e të atit, ishte në fakt një budallëllik me brirë dhe se duhet të shkonte të bënte dicka tjetër…

Shumë konfuz, princi u pastrua dhe shkoi e gjeti një pemë të madhe pranë një lumi. Vendosi që do të ulej nën të dhe nuk do të çohej gjer sa t’i vinte një tjetër ide e madhështore.

Siç vijon legjenda, princi konfuz u ul nën pemë për 49 ditë. Është e kot t’i futesh efekteve biologjike të të ulurit për 49 ditë por për hir të legjendës le të supozojmë që u ul për 49 ditë dhe gjatë kësaj kohe nxorri disa konkluzione të thella.

Një nga këto konkluzine ishte që: jeta vetë është një mënyrë vuajtje. Të pasurit vuajnë nga pasuria dhe të varfrit nga varfëria. Njerëzit pa familje vuajnë se s’kanë familje. Njerëzit me familje vuajnë për shkak të familjes. Njerëzit që gjurmojnë kënaqësitë e kësaj bote vuajnë nga këto kënaqësi dhe njerëzve që u mungojnë kënaqësitë e botës vuajnë nga mungesa e tyre.

Kjo nuk është të thuash që të gjitha vuajtjet janë njëlloj. Disa vuajtje janë padyshim më të dhimshme se disa vuajtje te tjera por gjithësesi ne të gjithë duhet të vuajmë.

Vite më vonë, princi do të krijonte filozofinë e vetë dhe ta ndante atë me botën, dhe kjo do të ishte thelbi ideologjisë: dhimbja dhe humbja janë të pashmangshme dhe se ne duhet të ndalojmë përpjekjet për t’i rrezistuar atyre. Princi më vonë do të njihej si Buddha. Dhe nëse nuk keni dëgjuar për të, ai ka qenë dikushi.

Ka një trajtim që i aplikohet shumë supozimeve dhe besimeve. Trajtimi është që lumturia është algoritmike, për të cilën mund të punohet dhe fitohet dhe arrihet sic do ishte pranimi në shkollë me emër ose zgjidhja e një problemi shumë kompleks. Nëse mund të arrijë X, mund të jem i lumtur. Nëse dukem si Y, ateherë mund të jem i lutmtur. Nëse mund të jem me një person si Z, atëherë mund të jem i lumtur.

Por vetë ky trajtim është problemi. Lumturia nuk është një ekuacion i zgjidhshëm. Moskënaqësia dhe mosqenurit i qetë janë pjesë e trashëgueshme e natyrës njerëzore dhe, nëse do të thelloheshit më shumë për ta kuptuar, komponentë të nevojshëm për krijimin e lumturisë të qëndrueshme.

Marrë nga:
The Subtle Art of Not Giving a F*ck
Mark Manson

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *