Ad
Unë jam student, por part-time punoj “ SPIUN” Nga Sabina Meta

Unë jam student, por part-time punoj “ SPIUN” Nga Sabina Meta

Ad

Sa bukur është të jetosh në Shqipëri ku cdo ditë zgjohesh në mëngjez dhe dëgjon risinë e rrallës e cila është sa për të qeshur dhe për të qarë, sa për të lënë pa mend, po aq dhe për ta sjellur vërdallë atë.

Të gjithë jemi të njohur me ekzistencën e hershme të fenomëneve që shumë studentë ( shyqyr Zotit jo të gjithë ) gjejnë rrugët më të lehta për tu diplomuar. Dikush paguan lekë, dikush bëhet dashnorja e ndonjë trimi bukurosh drogmen I cili mendon mes të tjerash të marrë me sukses të gjitha provimet e të dashurës së tij. Dikush tjetër bëhet dashnorja e zjarrte epshndjellëse sekrete dhe e msheftë e profesorave fort të nderuar, të rinj, pleq, barkderra, të martuar, vejan, divorcuar, pa dallim ngjyre, feje, krahine, pikpamje politike por që kanë një emërues të përbashket “ frustimin seksual” për të marrë 10- ën e shumë mërituar me djersë të b…allit. Dikush futet në ndonjë parti, serviloset, krekoset,lepiroset, brekoset, gjakoset se kështu e do puna në Shqipëri, për të ecur përpara duhet të jesh “ Lëpirës I mirë I fushës me shumë vjet eksperiencë”.

Përtej faktit që këto fenomene janë të shëmtuar, përtej faktit qe ky fenomen do bashkëpunim, pra duhet të jenë dy dhe mendoj se ky process nuk ka viktima të mirfillta por ka marrdhënie kontraktuale të heshtur për ofrime seksuale , mitmarrje etj.. ( fundja këto fenomene ndodhin dhe jashtë e për to janë bërë dhe filma), ajo që të lë shije të hidhur është metodika që përdoret për evidentimin dhe zbulimin e fenomeneve të shëmtuara moralisht, ligjerisht, logjikisht.

Që veprime të tilla janë të ndaluara me ligj këtë e dijnë të gjithë, ato që ta lypin dhe ato që e japin. Që këto gjëra janë të ndaluara nga shoqëria, morali, logjika, s sdo diplomë, master apo gradë shkencore për ta kuptuar. Që evidentimi I tyrë është, e drejtë dhe njëkohësisht detyrë e shoqërise e mbi të gjitha në të mirë të saj kjo dihet, por ajo që më shqetëson është fakti I cituar kohët e fundit në media e pikërisht“ shpërblimi I ofruar për zbuluesin “ .

Qarkullojnë fjalë në rrjete sociale ( shpresoj me shpirt që të jetë shakaja e rrallës) se z. Kryeministër, është shprehur se kush evidenton fenomene të tilla do të shpërblehet me bursë .. Vërtet ?

Sa turp, sa keq, sa e dhimbshme, sa e padrejtë, sa trishtuese, sa e hidhur që edhe përse sot jemi thuajse në 2020 ne kultivojmë, rrisim, sponsorizojmë, financojmë, nderojmë, shpërblejmë spiunin dhe jo të aftin dhe atë që e meriton vërtet.

Evidentimi I një fenomeni të tillë, është detyrë qytetare së pari që duhet të zbatohet nga të gjithë, por marrja e bursës ka kritere të caktuara dhe në asnjë mënyrë nuk duhen ngatërruar këto gjëra njëra me tjetrën. Personalisht më duket përvecse një mendim I nxituar por dhe I padrejtë në raport me studentët që vertet e meritojnë, pasi në këtë mënyrë po vrasim Meritokracine ( në fakt për ku ka pëfunduar Shqipëria, nuk besoj se jeton ende, por dhe nëse jeton do të ketë rënë në koma të thellë) .

Po I vrisni të rinjtë, po I shtrembëroni edhe atë pak karakter që kanë, po ndërtoni një brez pa karakter, pa parime, pa burreri, thjesht po shndërroni një popull të tërë në spiuna, të nënshtruar, e prostituta moderne koklarta. Do bursë në shkolle spiuno, prostituo. Do rezultate të larta, spiuno, lepij, servilos, prostituo. Do te futesh në punë, bërtit, ulërit, për partinë, servilos, spiuno, prostituo. Do të ngrihesh në detyrë, lepij, prostituo, bëj korrupsion pak për vete shumë për shefin, etj.. etj .. etj

Mjaft. Na keni shkatërruar në cdo drejtim nga ana ekonomike, jetësore, psikologjike, emocionale, e tani po përpiqeni të shkatërroni dhe karakterin e njeriut. Po si nuk u lodhët nga spiunat gjithë këto vite ? Mjaft.

Shqipëria s ka nevojë për spiuna, as prostituta të punësuara, dashnoret epshndjellëse silikonjëse të shefave apo kabinetit qeveritar, as për të korruptuar, kriminela në karrierë.

Shqipëria pwr tw ecur pwrpara, pwr tu integruar, ka nevojë për njerëz të arsimuar, të aftë, të drejtë me karakter të fortë që mbrojnë idetë , parimet dhe japin kontribut në cdo fushë të jetës me aftësitë, talentin e tyre dhe jo duke shitur trupin, karakterin , por duke punuar fort pwr tw rritur cilwsinw nw administrate pubike, apo sektorin privat.

Mjaft ju lutem, nëse doni të investoni, investoni ne trurin që po ju lë shëndenë e po merr arratinë në Botë sepse e kanë kuptuar që këtu të jesh dikushi , duhet patjetër të jesh spiun, lepirës, servil, hipokrit, kriminel, pa shtyllë kurrizore, amoral, etj… etj, por vetëm I aftë jo. Mjaft.

Ju lutem mos e shkatërroni gjer në palcë Shqipërine, apo atë që ka mbetur nga Shqipëria.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *