Ad
U vërtetuan gjitha konstatimet tona se as LSDM as VMRO-DPMNE si përfaqësues politik edhe të BDI-së, nuk mund të vendosin për një sistem gjyqësor të pavarur…

U vërtetuan gjitha konstatimet tona se as LSDM as VMRO-DPMNE si përfaqësues politik edhe të BDI-së, nuk mund të vendosin për një sistem gjyqësor të pavarur…

Ad

Nga Bilal Kasami

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë.

Për fat të keq, gjitha shqetsimet tona që i kemi paraqitur në opinionin publik rreth takimit të liderëve dhe problemeve në sferën juridike që ballafaqohet shteti u dëshmuan të sakta.

Jemi dëshmitarë edhe të një takimi të dështuar mes kryetarëve të dy partive më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE. Ashtu si e kemi cekur edhe më herët është krejtësisht e pa pranueshme që dy palë të involvuara në formë direkte apo indirekte me proceset gjyqësore apo të prokurorisë publike dhe speciale, të njejtat të mund të negociojnë edhe për të ardhmen e këtyre institucioneve kaq të rëndësishme të vendit.

U vërtetuan gjitha konstatimet tona se as LSDM as VMRO-DPMNE si përfaqësues politik edhe të BDI-së, nuk mund të vendosin për një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional pasi që të dyja palët bashkë me emëruesin e tyre të pëbashkët BDI janë aktorë të cilët duan të ikin drejtësisë. Është e pa pranueshme që për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës të negociojnë pikërisht ata të cilët i ikin drejtësisë apo mundohen të gjejnë zbrastira për të shpëtuar nga përndjekja për krimet e bëra.

Takimi i liderëve mes LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk mund të jetë takim që do funksionalizojë shtetin e së drejtës dhe do sjellë drejtësinë në këtë vend, pasi që ata primare kanë se si të mbrojnë interesat e tyre partiake apo kuadrot e koruptuara në të dyja palët përfshirë këtu edhe partnerin e tyre në krim BDI-në.

Prandaj, tash më shumë se kurrë duhet të pranohet kërkesa e Lëvizjes Besa për një Komision Shtetëror i përbërë nga ekspertë, në të cilin do marrin pjesë me të drejtë vendimmarrje edhe SHBA dhe BE. Detyra e këtij komisioni duhet të jetë profesionalizimi i prokurorisë publike, gjykatave, si dhe funksionalizimi i tyre për të garantuar vendosjen e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Njëkohësish ky Komision Shtetëror duhet të bëjë edhe procesin e “VETTING”-ut, proces pa të cilin Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do mund të dalë nga tranzicioni që na ka kapluar që nga pavarsia e vendit e deri më sot.

Për në fund, ju apelojmë gjitha partive politike, qoftë atyre që kanë qenë në pushtet në të kaluarën ose këto që janë sot, që mos të mbajnë peng ardhmërinë evropiane të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por të heqin dorë nga interesat e ngushta partiake dhe për herë të parë të mendojnë për qytetarët e këtij vendi të cilët të dëshpëruar nga krimi, korrupcioni, mungesa e drejtësisë dhe barazisë po largohen për çdo ditë nga vendlindja.

Zyra për informim
Lëvizja BESA
Shkup 11.09.2019

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *