Ad
U ‘kap mat’ në një hotel me ‘Zogun’, zbulohet kush është biznesmeni i apasionuar pas makinave luksoze (foto)

U ‘kap mat’ në një hotel me ‘Zogun’, zbulohet kush është biznesmeni i apasionuar pas makinave luksoze (foto)

Ad

Pas hetimeve 1-vjeçare nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren, pak ditë më parë u vu në pranga Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Në lidhje me këtë arrestim është bërë publik dhe një tjetër emër. Bëhet fjalë për Artur Gjinin, i cili ishte në të njëjtin hotel me Hermesin, gjatë kohës që ndërhyri policia. Sëbashku me këta u gjend dhe 20 vjeçarja e identifikuar si Denisa Neli.

Sa i përket emrit më të fundit të zbuluar, dhe nga një kërkim të thjeshtë në rrjetet sociale, vihet re se ai është simpatizant i një jete luksi dhe gjithmonë në praninë e makinave të shtrenjta.

47-vjeçari Gjini shihet që zotëron edhe një pikë servisi për automjetet e llojit “BMW” e “X6”. Të rreshtuara brenda dhomave të servisit duket se e bëjnë Gjinin mjaft krenar për arritjet e tij.

E gjithë ngjarja e bujshme e këtyre ditëve ku i përfshirë është dhe ‘Zogu’, ka të bëjë me zbulimin e një rrjete prostuticioni.

Mbi të pandehurin Hermes Nikaj rëndonin akuzat e rënda se ai siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme në kryeqytet, deri në 20 mijë lekë për dy orë.

“Zogu i Tiranës” ka deklaruar se nuk ka lidhje me veprat penale. Ndërkohë Anjeza Beno, pronarja e një qendre estetike e arrestuar në date 9, është lënë në arrest shtëpie.

Nga grupi në të cilin bënte pjesë ‘Zogu’ ofrohej dhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Nga detajet e zbardhura u mësua se pjesë e klientëve të tyre kanë qenë edhe trupat diplomatike, për të cilët ende nuk dihen detaje.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *