Ad
Turqia prezanton makinën e parë vendase, Erdogani ja bën “sefte” (FOTO)

Turqia prezanton makinën e parë vendase, Erdogani ja bën “sefte” (FOTO)

Ad

Sot Turqia prezantoi prototipin e automobilit vendas, të zhvilluar nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), raporton AA.

Ceremonia u realizua në Luginën e Informatikës në rrethin Gebze të provincës industriale Kocaeli, me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, krerët e projektit, inxhinerë, ekspertë dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij në ceremoni, Erdoğan tha se Turqia sot po përjeton një ditë historike.

“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare”, tha presidenti turk.

Duke thënë se mbi 100 inxhinierë turq kanë punuar për të realizuar projektin, ai tha se “Ne nuk blejmë licencë ose leje nga askush, por i përcaktojmë vetë të gjitha tiparet teknike”.

Erdoğan theksoi se Turqia nuk do të lejojë përpjekjet për të penguar prodhimin e veturës së saj, transmeton IndeksOnline.

“Ata arritën të pengojnë prodhimin e Devrim (makina e parë vendase e Turqisë), por nuk do të jenë në gjendje ta pengojnë këtë automobil”, shtoi ai.

Turqia fillimisht u përpoq të prodhojë makinën e vet në vitin 1961, të quajtur Devrim, por ajo kurrë nuk kaloi fazën e prototipit.

“Turqia nuk është vetëm një treg për teknologji të reja, por është bërë një vend që zhvillon, prodhon dhe eksporton ato në të gjithë botën”, tha Erdoğan.

“Automobili nuk do të ndotë mjedisin, për arsye se punon me teknologji me zero-emetime”, shtoi ai.

Pas fjalës së tij, me një spektakël të përgatitur, u prezantuan dy modele të automobilit, njëri SUV dhe tjetri Sedan, me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, si referencë në flamurin e Turqisë.

Pas prezantimit, Erdoğan realizoi vozitjen e parë të njërit prej prototipeve të automobilit turk

Karakteristikat e automobilit

Në muajin qershor të vitit 2018, pesë gjigantë të industrisë turke, respektivisht Anadolu Group, BMC, Kok Group, Turkcell dhe Zorlu Holding, si dhe organizata ombrellë Unioni i Odave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Turqisë, bashkuan fuqitë për të krijuar nismën TOGG, e cila projektoi automobilin vendas të Turqisë për një periudhë 18-mujore.

Automobili do të prodhohet në dy kategori, njëri me më pak kuaj fuqi që do të mund të punojë me një të mbushur mbi 300 kilometra dhe të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë në 4,8 sekonda, si dhe ai me më shumë kuaj fuqi që do të mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë në 7,6 sekonda.

Bateria e këtij automobili, e zhvilluar plotësisht nga TOGG, do të mund të ngarkohet deri në 80 për qind në më pak se 30 minuta.

Automobili do të posedojë lidhje interneti, sistemi i të cilit do të jetë në gjendje të azhurnohet përmes internetit, si dhe do të jetë në përputhje me standardet pesëyjëshe të vlerësimit nën Programin Evropian të Automjeteve.

Ai do të sigurojë “ndihmës holografik” me ekran tredimensional dhe teknologji të realitetit të shtuar, që do të përdoret në automobilin turk për herë të parë në vitin 2023.

Automobili do të ketë pesë modele

http://togg.com.tr TOGG deri në vitin 2030 do të prodhojë pesë modele të ndryshme, respektivisht SUV, Sedan, C-hatchback, B-SUV dhe B-MPV, si dhe do të zotërojë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale të tyre.

Themeli i fabrikës do të vendoset në vitin 2020 në provincën industriale Bursa. Kostoja e fabrikës pritet të arrijë 22 miliardë lira turke (3,7 miliardë dollarë), ndërsa kapaciteti për prodhimin e automobilit në bazë vjetore do të jetë 175 mijë.

Fabrika do të ketë 4.323 të punësuar, përfshirë 300 punëtorë të kualifikuar.

Platforma e automobilave elektrike e TOGG-it, e krijuar nga inxhinierët për pesë modelet e automobilit, do të jetë origjinale dhe e patentuar. Platforma do të sigurojë një stukturë për efikasitet maksimal, rehati, qëndrueshmëri dhe siguri.

Türkiye’nin Otomobili

@TOGG2022

Yeni Lige yolculuğum başladı…
Teşekkürler Türkiyem! C-SEDAN Konsept#YeniLigeYolculuk#TOGGhttp://togg.com.tr

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Makina vendase po ashtu do të mbështetet nga qeveria turke me zbritje të taksave dhe stimujve.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *