Ad
Tragjike/ Ka ndërruar jetë gjatë lindjes gazetarja nga Kosova!

Tragjike/ Ka ndërruar jetë gjatë lindjes gazetarja nga Kosova!

Ad

Ardita Sylejmani, gazetarja e njohur e RTK -së ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes. Mësohet se gazetarja ka pasur komplikime shëndetësore në kohën që po lindte, ndërsa mjekët në spitalin në Budapest ku ajo ndodhej nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë.

Sylejmani ishte e martuar me Shpend Bllacën, i punësuari në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez. Gazetarja e njohur kishte edhe 2 fëmijë të tjerë, por nuk mundi të qëndrojë në jetë kur po sillte në jetë fëmijën e tretë.

Pas lajmit të hidhur Drejtori Gjeneral i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka publikuar një status në rrjetet sociale për largimin nga jeta të koleges së tyre:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.

Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolege te RTK-se dhe me gjere pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *