Ad
Togfjalëshi më i poshtër, “sa gjynah i/e shkreti”, që mban të nënshtruar njerëzimin!

Togfjalëshi më i poshtër, “sa gjynah i/e shkreti”, që mban të nënshtruar njerëzimin!

Ad

Nga Genta Kaloçi- Togfjalëshi më i poshtër, “sa gjynah i/e shkreti”, që mban të nënshtruar njerëzimin!
Janë plot trapat si puna juaj që thoni me dhembsuri mikroborgjeze e quan ideologjia komuniste, është e butë për këtë pushtokraci. Meqënëse mua nuk më duan as komunistët edhe as ju, atëherë unë me të drejtë e quaj halabakizëm nga qënie pa shtyllë kurrizore ndaj të gjithëve që keni përreth e ju thithin gjakun me pambuk, por që i mbroni me fjalët e famshme biblike;
– Hë mo se gjynah të gënjyer janë për një kothere, një pronë, një emër, një tapi, një pajë, një kontratë, një gardh, një mur, një pulë, gjedh, bagëti, post, medalje kaçole, fletlavdërim, për një burr, grua, dashnor/e, rrogë, dieta e gjithçka të tilla si këto.
Pikërisht se edhe Unë jam gjynah, (sipas këndvështrimit tuaj, megjse unë nuk e kam veten për gjynah) e më dhimbset vetja, jeta ime ashtu siç nuk ju dhimbset ju për veten, por që me urdhër të pushtokracisë dhjerokratike nga qoskat e partiçkave pd, ps, lesheli i jepni fund vetes e vrisni njëri tjetrin për tu majmur e t’ju pushtuar sa më mirë.
Prandaj deri në momentin që këta të gënjyerit e vetëdijshëm do e kthejnë timonin nga e mbara, ashtu edhe Unë Duhet të Ruhem nga ata të ashtuquajturit, të gënjyerit e gjynahut, se të heqin qafe pa bërë zët kokat e krimit në politikën ala shqiptarçe.
Jeni me tepricë altruist e solidarizues për tu patur zili në mjerimin tuaj, që ju varrosin duke përdorur mëshirën tuaj.
“Mos trego më tepër mëshirë sesa të tregojnë.”
Ky është thelbi i padrejtësisë o njerëz të paditur, të pa ndjerë, të pa llogjikë.
Kujdes veten, por mos abuzoni as me të drejtën e as me përgjegjsitë tuaja. Ndarja e mirë e tyre sjellë harmoninë, paqen, qetësinë, jetesën reciproke mes jush, atë që e keni humbur prej tre dekadash.
Të cilat Kurrë nuk keni për ti gjetur e për ti arritur me këto mëndje që keni duke pasur në to togfjalëshin;
“hë mo se gjynah”.
Deri atëherë do përjetoni padrejtësitë mbi njeriun, shoqërisë e nuk do rehatoheni dot mes vetes dhe të tjerëve.
Nëse nuk ndreq dot veten, jetën, gabimet, kërkesat e tua, si mund të ndreqësh gabimet, fajet e tjetrit?
Kuptuat kaqola sahanlëpirsa të të gjitha llojeve vendas, emigrant, refugjatë, azilantë, çirakë, militantë, vrasës, hajdutë, trafikantë, analë, intelektuhalë, akademilesh, politikanë, gjyqtarë, prokurorë, gazetarë, inspektorë, policë, deputetë, kryetarë, pushtetarë e opozitarë apo sërish i shkruaj vetes se ju më keni shkruajtur me ka(j)ro.
Të ngelesha unë në dorën, mbrojtjen ose për në gjynahun tuaj më mirë të vrisja veten me shurrën time se do humbte kuptimin gjithçka e mirë, e drejtë në këtë jetë dhe dimension.
Me të drejtë do më ktheheshit ju zuzarët, “hë mo se dava ku@ve, i shari të shan.”
Nga ky aspekt mund t’ju them se keni një farë të drejte, ju më shani, unë ju shaj, jemi jek e jek dhe nga ana tjetër pushtokracia dhjerokratike e partiçkave loz me kokat tona si zar në ruletën e pushtetit tridhjetvjeçar.
Ata na vrasin me duart tuaja dhe me këndimin e fjalëve;
“sa gjynah”, pushtokracia e çirakët e tyre shpëtojnë, mbretërojnë, ju në burg ose në varr dhe Unë e sharë, e ofenduar, por mbi të gjitha rroftë dhjerokracia që na sundon me bekimin dhe vrasjet tuaja.
Ju më shani, unë ju shaj dhe pushteti për shtatë palë qefe si gjynah që është na e ka bërë mutin mbi zverk si trapatona që jemi në tre dekada.
Se ju të sheshtë ma keni të shkretën, shesh besh ju qëndron dimër verë. Lum si ju që ju vjen gjynah për ata, por nuk keni gjynah për veten.
Njeriu që nuk ka gjynah për veten është zar i lehtë, i përdorshëm si limon i shtrydhur, i pabesueshëm dhe pa integritet.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *