Ad
Thesare historike mbi krahinën e Beratit: Historia e prefekturës së Beratit; Dokumente të ndryshme në lidhje me historinë e Beratit

Thesare historike mbi krahinën e Beratit: Historia e prefekturës së Beratit; Dokumente të ndryshme në lidhje me historinë e Beratit

Ad

Viti 1281
Në vitin 1281 Duka i Puljes, i cili dërgoi ushtarë në ndihmë të latinëve të strehuar në Gllavenicë nën drejtimin e gjeneralit Rossi, pushtoi Beratin dhe rrethoi kështjellën e qytetit. Kur perandori i Kostandinopojës Mihal Paleologu Komneni, mësoi ngjarjen dërgoi ushtri nën drejtimin e gjeneralëve më të zotë, të cilët sulmuan forcat latine, i shpartalluan ato dhe zunë rob prijësin e tyre. Një pjesë e ushtrisë së mbetur u mbyll në kështjellën e Kaninës. Fitorja e Bizantinëve e gjeti qytetin e Beratit të rënuar. Kështu që ushtritë bizantine nën drejtimin e gjeneral Mihajlit VIII, në fund të shek. XIII, rindërtuan muret e kështjellës dhe një pjesë të mirë të banesave. Më pas e gjithë Iliria ra nën pushtimin e Perandorisë të Bizantit, Andronik Paleologut, e më pas të të birit gjer në vitin 1328 i cili forcoi pushtetin e tij fetar në këtë zonë duke ngritur shumë monumente kulti.

Viti 535
Në kohën e perandorit Justinian, viti 535, episkopatat e Epirit të Vjetër dhe të Ri, si dhe Dyrrahu, ku përfshihej edhe Berati, vareshin nga vikari i Selanikut dhe u vunë nën ndikimin e Patrikanës së Kostandinopolit e të kishës greke, ndonëse Mitropoliti i Selanikut varej direkt nga Papa i Romës.

Me thyerjen e anzhuinëve në Berat në vitin 1281, perandoria bizantine vendosi dhe një herë, autoritetin e vet në Shqipëri, por kontrolli i saj kufizohej në një zonë më të ngushtë, që shkonte deri në Durrës-Krujë.

Falë përkushtimit të beratasit Abdullah Ferhati (1889-1939), në vitet 1935-1938, u bë e mundur zbulimi i një pjesë të krijimtarisë së poetëve beratas të shekullit XVIII-XIX, si Nezim Berati, Sulejman Naibi dhe Sulejman Temani. Studimi prej tij i kësaj krijimtarie si dhe botimi në revistën “Zani i naltë”, bëri të mundur njohjen e saj duke u bërë bazë e studimeve të mëtejshme nga autorë të tjerë të njohur të historisë së letërsisë shqipe.
Një vend të veçantë në fushën e kërkimeve historike zë puna e palodhur e kërkuesit të thesareve kulturore të Beratit dhe të trevave të tij, mësuesit Sokrat Nikolla (1884-1945).
Prej tij, midis 12 vëllimeve që hartoi, po përmendim dorëshkrimet:
“Thesare historike mbi krahinën e Beratit: Historia e prefekturës së Beratit; Dokumente të ndryshme në lidhje me historinë e Beratit; Historia e Beratit dhe e Mallakastrës; Historia e Lushnjes, Fierit dhe Mallakastrës…”
Për krijimtarinë e tij, që me gjallje, u interesuan studiues të njohur, si Ilo Mitkë Qafëzezi dhe Sotir Kolea.
E gjithë kjo punë, po të ishte botuar, do të kishte jetë dhe nuk do të pësonte fatin e shtëpisë së tij, që u dogj bashkë me dorëshkrimet më 13 shtator 1944. Humbje që ai e qau më tepër se shtëpinë e tij.
marrë nga A.Mehqemeja , BERATI, qyteti i bardhë ,përballë Tomorit pellazgjik.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *