Ad
Tërmeti i djeshëm ka ngrirë gjithë vendin dhe kanë filluar të qarkullojnë foto e vidjo të ndryshme

Tërmeti i djeshëm ka ngrirë gjithë vendin dhe kanë filluar të qarkullojnë foto e vidjo të ndryshme

Ad

Tërmeti i djeshëm ka ngrirë gjithë vendin dhe kanë filluar të qarkullojnë foto e vidjo të ndryshme me pasojat që ka lënë pas. Fotoja është një nga ato që qarkulluan ditën e djeshme menjëherë pas lëkundjeve të para. Kjo çarje është te kompleksi i pallateve tona ana perëndimore e tij. Kompleks i përbërë nga disa pallate në formë U-je. Me siguri, kush e ka parë, dëgjuar lajmin nga Ata (e dinë ata se cilët janë) që u djeg e përvëlon byça, kanë thënë,
– Ah, si nuk u spostua nja 100m në lindje të zhyste atë kaqolen e Komunës të shpëtonim një herë e mirë e të gjenim rehat.
Për fatin tuaj të keq nuk është natyra që do vëri pikat mbi i për krimet dhe padrejtësitë e kupolës së jashtëqitjes në tridhjetvjeçarin e regresit shqiptar.
Për këto raste si puna juaj janë ligjet e shkruara dhe kemi rënë rehat. Nuk do paguajnë shumica për krimet/mëkatet (ashtu siç doni ju pushtokracia pd, ps, lesheli ti quani si pseudobesimtarë që jeni) e pakicës. Ju duhet të përballeni me përgjegjsitë tuaja. Ora biologjike dhe zilja natyrore po këmbojnë kohët e fundit për një paralajmërim reflektim ndaj të gjithëve. Tërmetet filluan në Gjirin e Gjarprinjve (lalzit) në durrës/tiranë ku është akumuluar gjithë energjia negative ligësore e kupolës së jashtëqitjes së dhjerokracisë tridhjetvjeçare.
Fatkeqësitë natyrore (tërmetet/çunamet/vullkanet) janë akumulime të mëdha energjie të cilat diku duhet të shpërthejnë (shpjegimi shkencor). Tre dekada të akumulimit të energjive negative/ligësive nga padrejtësitë dhe mosmirnjohja juaj diku duhet të dalin e të shfryhen. Ky është shpjegimi shkencor, por që i bashkangjitet mjaft mirë urtësisë popullore.
Natyra po na jep kohë shtesë të gjithëve të tregojmë sesa seriozisht e kemi me reflektimin, drejtësinë, humanizmin, të vërtetën dhe atdhedashurinë tonë që do të zbatohen këtej e tutje. Prandaj, mos u lutni kot se pa ju zhytur ju pushtokracinë dhjerokratike drejtësia e ligji nuk ka vazhdimësi dhe frika nuk është e mjaftueshme që të mposhti atë që është nisur!

Nga Genta Kaloçi

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *