Ad
Termeti dhe dashuria per njeri-tjerin! Nga Nora Malaj

Termeti dhe dashuria per njeri-tjerin! Nga Nora Malaj

Ad

Termeti dhe dashuria per njeri-tjerin!
Nuk ka me shume se nje ore qe termeti shkundi Tiranën . Nuk kurseu as shtepitë, as pallatet dhe as Fakultetin e Gjeologjisę
! Ende nuk dihen demet! Po ende qeveria nuk e ka shpallue situatën emergjente!!😢😢
Po paniku dhe ankthi lexohet te çdo banorë e familjarë i Tiranës , Durresit e kudo.
Teksa tërmeti shkunde muret e godinës shihja gjyshin që qendronte në shtratë, se nuk mund të lëvizi , pasi është rrezuar dhe është shumë i moshuar(92 vjeç) dhe i jepja kurajo të mos frikësohej!
Hapa vetëm derën e jashtme , e teksa banorët zbrisnin, i thoja gjyshit, mos u tremb se do të rrimë bashkë!
Të gjithë banorët më pyesnin si do bëjmë me gjyshin! Po gjyshi rrinte i qetë dhe më thotë: Nora , mos u tremb! Këtë pallat e kemi ndërtuar vet dhe e mban mend, që atëherë, në atë kohë , ky pallat është provuar që mban deri në 7 ballë të shkallës Rihter!
E teksa bisedonim , ndjeja që paniku i parë ishte fashitur , e fqinjët e mi
të mirë kishin zbritur. Edhe fqinja ime , që është invalide në katin e peste, me shumë vështirë dhe e ndihmuar nga banorët zbriti. Pasi pallati yne është i vjeter e nuk ka ashensor!
Teksa dëgjoja lajmet e shoh në tv pallate të krisura, shkembi i Kavajës i rrezuar, Fakulteti Gjeologjik i masakruar, e vetmja gjë që nuk ishte krisur, ishte dashuria mes komunitetit. Deri tani Teatri i ka qendruar stoik termetit!!!😜😜😜.
Gjithsesi, dashuri më e madhe është ajo që tani po ndjej edhe me shumë, dashuria për njerezit!
Termeti është nje prove qe na tregoi edhe njehere se duhet ta duam me shumë- njeri tjetrin! Faleminderit Zotit ! Të bejmë me te mirën për të gjithë ne . 🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏. E teksa njerëzit rrinë perjashtë, ende nuk kanë hyrë në banesa per te parë demet qe ka shkaktuar tërmeti, vetëm shteti nuk
po mbledh strukturat për të percaktuar situatën emergjencës!! Faleminderit Kosovës, Italisë dhe të gjithë shteteve qe po solidarizohen me ne sot!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *