Ad
Teatrin dhe une do ta ndërtoj brenda meje, do ta marr me vete kudo

Teatrin dhe une do ta ndërtoj brenda meje, do ta marr me vete kudo

Ad

Nga Thoma Jançe – Dorezimi nganjehere te jep ndjesine e paqte te prehjes.
Nje prehje melankolike, gri, nentorase edhe pse ne nentorin e kemi muaj festiv triumfi. Jemi ketu, une dhe teatri dhe askush tjeter. Kam hyre per here te pare ne kete godine, “Teatri Popullor”, ne vitin e larget ’78-te, adoleshent dhe qe atehere s’kisha dale me. Tani eshte koha e dorezimit, qe per mua eshte nje dorezim triumfal. Triumfal sepse ata do te prishin Teatrin dhe une do ta ndertoj brenda meje, do ta marr me vete kudo qe ta tregoj e perjetoj se aty u formuan shijet tona artistike e skenike me permasat humaniste, dhe nje vend ku ke lindur ne nje fare menyre ti e merr me vete si atdhe mbi shpine e ne shpirt. Ndalesa e pare, ishte ne hollin e mbushur me portretet e “mostrave te shenjte” te artit tone skenik. Ata ishin thjesht te magjishem. Ti nuk mund t’i fshish me kurre nga kujtesa e nga formimi yt human. Pas pak ditesh aty do te fshihet cdo gje e do te ndertoje ca kulla nje ish-kepucar me nje lloj fasade qe do ta quajne teatri modern. Po te isha ne mendjen e asaj studjoje projektimi do ta ruaja shembelltyren e Teatrit Popullor te perfshire ne godinen e re, sepse ndryshe ky vend mbetet pa kujtese, pa identitet ashtu siç ka mbetur Tirana sot, nje vend anonim. Une sot dorezohem triumfal se kam kujtesen dhe teatrin brenda meje dhe do te di ta ndertoj me se miri nje te ri, por ky vend do te jete nje shkretetire betoni, pa kujtese, pa emocione. Vend i idiotesuar i artit te skenes!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *