Ad
Të tjera zhvillime në vrasjen e shumëpërfolur të vëllezërve Bilali

Të tjera zhvillime në vrasjen e shumëpërfolur të vëllezërve Bilali

Ad
Shqiptarja i vë zjarrin vetes në gjykatë, e shpëton një avokat
Vrasja e vëllezërve Bilali në derë të shtëpisë ka tronditur së tepërmi qytetin e Shkodrës.Në makinën që u përdor nga vrasësit, janë gjetur gjurmë që mund të çojnë në identifikimin e autrëve të krimit.
Gjurmët e gjetura brenda makinës, e cila u gjet e djegur në lagjen Guerile, mund të dërgohen edhe jashtë Shqipërisë në një laborator më të specializuar.Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për gjurmë gishtash apo fije floku.
Gjithashtu janë mësuar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e vëllezërve Bilali. Sipas të dhënave të fundit në atentat kanë marrë pjesë 3 persona. Njëri ka qenë drejtues i mjetit tip “Benz”, ndërsa dy të tjerët kanë qëlluar me kallashnikov drejt vëllezërve Bilali.
Makina e përdorur për të kryer atentatin, ishte vjedhur dy muaj më parë në Shkodër dhe i ishin vendosur targa fallco.

 Sot 

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *