Ad
Te punojme se bashku per te kthyer shpresen dhe besimin e humbur gjithe shqipetareve.

Te punojme se bashku per te kthyer shpresen dhe besimin e humbur gjithe shqipetareve.

Ad

Nga Arben Çuko – Uragani LSI i gatshëm per çdo situatë të çtensionimit politik ku e vetmja rrugë për zgjidhje janë zgjedhjet!

E nderuar kryetare e Lsi znj.Monika Kryemadhi.
Të nderuar pjesmarrës. Përshëndetje të gjithëve.

Në radhë të parë dua te shprehë mirenjohje për të gjithë ju,vajza dhe djem,gra dhe burra,por dhe nje falenderim për gjithë ata persona që nuk mund të jenë këtu,sepse në këtë qytet dihet presioni i jashtëzakomshëm qe qëndron mbi kokat e çdo njëriu që ka lidhje me LSI në,por besoj se kjo nuk do të zgjasë shumë.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër kujdestar të zgjedhjeve të lira e të ndershme, i cili nuk është i përlyer dhe as pjesë e tepsisë me krimin dhe e pushtetit të marrë me krimin.

Ta harrojë Edi Rama dhe kushdo tjetër, që bën sikur nuk e njeh situatën, se 2020-a do të jetë një tjetër vit zvarritje i të pashmangshmes. Vetëm largimi i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri hap rrugën për ndryshimin e madh.

Demagogu Edi Rama i premtimeve të pambajtura; Premtoi 300 000 vende pune,premtoi Shëndetësi falas,premtoi Arsim falas,premtoi Statusin e Naftetarit premtoi Aeroporte Spitale Rajonale,premtoi ish Uzinën e perpunimit te naftes ne Ballsh qe do ti kthehesh shtetit dhe se do te ishin vete punëtorët zot të saj,por si ne dimë punonjsëve nuk ju jane paguar rrogat dhe sigurimet shoqërore 6 muaj.

Kanabizimi i gjithë vendit dhe largimi i kryepolicëve në drejtime të paditura.Spitali Rajonal Fier per te cilin jane bere dy pagesa faza e fisibilitetit 1 .2 milion Euro pallati sportit, stadium I futbollit, Inceneratori 15milion euro, reabilitimi I lumit gjanica, fusha e mbetjeve urbane, premtime te pambajtura.

Miliona Euro të hedhura dëm nga reabilitimi I lumit gjanica,duke llogaritur se shumë subjekte kanë fituar gjyqet nga prishja e objekteve përgjat Lumit Gjanica,po në miliona Euro që rëndojnë në xhepat e taksapaguesve shqipëtar! Premtimi i z Subashi ishte reabilitimi i lumit Gjanica nga shkarkimet e hidrokarbureve dhe aromës së keqe dhe jo betonizimi i tij.
Qytetet u bënë shëmbëlltyrë i KM!
E thënë ndryshe nëse këto miliona Euro do të investoheshin në rrjetin e ujesjellësit do të zgjidhej problemi i qytetarëve në gjysmën e bashkisë Fier.
Te mos harrojmë vjedhen e energjisë elektrike që bënë bashkia ndër vite nga përdorimi i pompave të ujit nga qytetarët.
Shqipëria ka dalë sërish e para në një listë turpi. 50% e shqiptarëve ë jetojnë në varfëri. Vendi po ecën prapa, ekonomia sot punon vetëm për pëfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri.

Atë që nuk bënë dot të huajtë ndër vite për shfarosjen e Shqipëtarëve e bëri shumë shpejt Edi Rama.

Le ta zgjedhin shqiptarët çfarëdo sistemi që të duan. Por, të mos kenë asnjë iluzion që çdo sistem do të bjerë dhe do të jetë një zhgënjim edhe më i madh, nese politika nuk ndahet nga krimi, pa larguar paratë e pista, pa ndëshkuar krimet elektorale
Por gjithmonë e kemi kuptuar se kur ndryshojnë kohët edhe ne duhet të ndryshojmë, se besnikëria ndaj parimeve tona themeltare kërkon reagime të reja ndaj sfidave të reja, se mbrojta e lirive tona personale kërkon absolutisht veprim kolektiv. Sepse populli shqipetar nuk mundet më të përmbushë kërkesat e vendit duke vepruar i vetëm,por te gjithe bashke.
Te punojme se bashku per te kthyer shpresen dhe besimin e humbur gjithe shqipetareve.
Faleminderit te gjitheve.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *