Ad
Të ndjekësh ëndërrat e tua e të kalitësh pasionin profesional – Nga Eduard Rexho

Të ndjekësh ëndërrat e tua e të kalitësh pasionin profesional – Nga Eduard Rexho

Ad

Të bësh atë që di të bësh më mirë, të jesh i shtyrë nga pasioni i zgjuar qysh në fëmijëri është përmbushje dhe 1/2 e lumturisë, realizimit personal !
Të ndjekësh ëndërrat e tua e të kalitësh pasionin profesional qysh dekada shkuar, më ka bërë edhe idealist !
Idealizmin, klishetë e pasionin për punën që bëj sot ma kanë shtuar çdo 100 a më shumë filma amerikanë me avokatë e me gjykime jurie(common law) e mbi 200 a më tepër literatura didaktike e akademike me bazë jurisprudencën !
Shto këtu qindra procese gjyqësore ku kam pas mundësinë të mbroj e përfaqësoj palët private por edhe organet e administratës publike.
Saktësisht këtu ka filluar “zhgënjimi” im prej idealisti ,në praktikë…
As avokatët që dëgjoja në Gjykatë nuk ishin ata të filmave amerikanë e as magjistratët ata që prisja…
Edhe drejtësia më dukej ndryshe…
Madje fillova të mendoja se : Ose ne jemi popull që vetëm gabojmë, jemi vetëm fajtor,kriminelë e delinkuentë (pa gjyq) ,jemi shtet me administratë që s’gabon kurrë, e me një shtresën pasanikësh që ka gjithmonë të drejtë gjyqësisht e me njerëz në nevojë që për humanizmin e organeve proceduese “s’kanë pasur” kurrë nevojë…
Midis të tjerash, sot pas 7 vitesh në profesion, kuptova gjithashtu se kolegët avokatë nuk respektojnë njëri-tjetrin siç parashikon ligji posaçem dhe Kodi Etik !
Përveç kësaj me e rënda është që as organi akuzës, ss Drejtoria e Policisë e as Gjyqtarët, nuk i japin avokatit vendin që i takon si jurist i kategorisë superiore e me mision historik në drejtësi.
Kuptova dhe mësova që mungon personaliteti avokatit ! Kuptova gjithashtu se ka edhe diskriminime e dallime në shërbim ndërmjet kolegëve nga administrata gjyqësore por jo vetëm !
Normalisht faji bie mbi edhe mbi ne, por të rrallë janë ata që ruajnë autoritetin dhe luftojnë për t’ua imponuar pa përjashtim çdokujt që e nëpërkëmb !

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *