Ad
Të na marrin të keqen të gjitha bashkë, Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrangheta

Të na marrin të keqen të gjitha bashkë, Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrangheta

Ad

Të na marrin të keqen të gjitha bashkë, Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrangheta

Nga Mentor Kikia

Një sipërmarrës i huaj kërkon të investojë nja 400 milion Euro. Do të bëjë rezort turistik në bregdet. Ka dëgjuar që turizmi është prioritet. Merr leje ndërtimi nga qeveria, por i marrin truallin.
Një gjykatëse, tokën e shtetit ia njeh si pronë një personi. Avokate e “pronarit” është gruaja e një prokurori.
Investitori i drejtohet gjykatës, sepse kështu ndodh në vende demokratike. Por një ditë atë e zënë në rrugë, i hyjnë me dru dhe ia thyejne këmbë e duar. Ikën i tëri në allçi dhe e harron rezortin.
Kockëthyesin askush nuk e arrestoi.
“Pronari”, tokën që fitoi me gjyq ia shiti atij që i theu kockat investitorit.
Një ditë pranvere, dikush hyn në arkivin e prokurorisë dhe grabit dosje. Po po, dosje hetimore. Nga ato që kishin brenda çështje pronash për tokat në bregdet, atje ku i thyen kockat investitorit.
Pastaj, një ditë, një prokuror arreston me bujë ish drejtuesin e hipotekave. Nuk u mor vesh përse.
Pastaj një ditë tjetër, në gjykatë u firmosën një tufë urdhër-arreste për gjithë administratën e hipotekës dhe ish komunës ku gjenden tokat e bregdetit.
Menjëherë pas kësaj kryetarja e gjykatës dha dorëheqjen, sepse do të punonte në një spital privat. I ishte mërzitur drejtësia. Ishte ajo gjykatësja, që tokën ku do të ndërtonte sipërmarrësi i huaj, ia ktheu “pronarit”.
Pastaj, kockëthyesi, një ditë gjendet në të njëjtën makinë(në makinën e tij në fakt) me prokurorin, burrin e asaj avokates së atij që u bë pronar i tokës. Ishin shokë të ngushtë.
Pastaj dikush ia plas me kallash dhe i bën shoshë. Në makinë gjenden edhe ca dosje, nga ato që ishin grabitur në prokurori…
Deri tani sërish askush nuk është arrestuar.

Kush qëlloi? Përse i qëlloi? Kush ishte objektivi i atentatit? Çdonin dosjet e hetimit në makinën e kockëthyesit? Këto dhe të tjera të reja, do ti ndiqni në sezonin e dytë të “Çukur”-it.

Deri atëherë i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *