Ad
TË MBROJMË ME FANATIZËM NATYRËN

TË MBROJMË ME FANATIZËM NATYRËN

Ad

Këtu në këtë foto të vjetër ndodhemi në malin e Gramozit në Kolonjë. Në këtë foto duket kjo copë e madhe bore e pa shkrirë e cila njihet si dëborë e përherëshme. Deri para disa vitesh nga qyteti i Ersekës apo edhe vende të tjera poshtë Gramozit arije të dallonje pjesë të malit me borë të pa shkrirë. Më 22 gusht të vitit 1995 kam kaluar për në Greqi ilegalisht nga Gramozi dhe diku lartë në mal afër majës pashë dhe preka borë të përherëshme. Ajo shkrinte ngadalë dhe furnizonte me ujë përenjtë që zëbresin poshtë për në Osum. Përveç borës së pëherëshme në Kolonjë në ato vite edhe pyjet ishin në sipërfaqe shumë herë më të mëdha se sa sot. Edhe rreshjet ishin më të shpeshta dhe se çdo stine ja ndjeje lezetin. Dëmtimi i pyjeve jo vetëm në Kolonjë por në të gjithë vëndin po bën që edhe rreshjet e shiut të rrallohen. Është e habitshme që Gramozi edhe në dimër mezi arin që të zbardhet. Përveç dëmeve ekologjike këto kohët e fundit po na shqetësojnë edhe tërmetet. Kjo si pasojë e thatësirës së madhe. Ekosistemin e kemi prishur vetë dhe si shpërblim po marim dëmet nga tërmetet, nga thatësira, edhe kur ka rreshje ato janë të dendura dhe po sjellin përmbytje e shkarje në vënde të veçanta të tokës. Veprimtaria e dorës së njeriut po na çon në humbje të plotë. Natyrën duhet ta duam të gjithë që edhe ajo të mos na ndëshkojë me fatkeqësitë natyrore.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *