Ad
Të gjithë në këtë vend e kanë një histori me Europën

Të gjithë në këtë vend e kanë një histori me Europën

Ad

Nuk ka shqiptarë që nuk ka një fabul, një histori a historizë, dikush të dhimbshme, dikush të mrekullueshme, herë si shpresë dhe herë si shpëtim, ndonjëherë, për fat të keq, edhe si ofendim.

Dikush ka marrë anijet, të tjerë kanë ngjitur malet me bukën me vete, disa kanë blerë pasaporta dhe dokumente false, disa kanë zgjedhur edhe një martesë të tillë, vetëm për të jetuar në kontinentin romantik; me katedrale, djathë të mirë, pica, rrugë të pastra, një punë të sigurt, shkollim të denjë, të ardhme pa frikën se nesër nuk dihet si gdhihesh.

Nëse sot çdo shqiptar do ulej të shkruante historinë e vet me Europën, do ia dilte më mirë sesa një shkrimtar.

Jam i bindur! Unë nuk kam një histori të madhe me Europën. Ndoshta mund të jetë për të qeshur historiza ime, por aty zë fill Europa në versionin tim personal.

Kështu pra, ne mezi-europianët jemi ende larg Europës që shtirim. Atë mundemi ta absorbojmë vetëm kur t’i kthehemi fuqisë së edukimit, institucioneve, ligjeve, edukatës dhe të qenit i përunjur.

Me këmbë në tokë. Mund të duash të behësh edhe mistër apo velinë , se nuk kam asgjë kundër, për këdo që do pretendojë fyerje për këtë profesion, bie fjala.

Çështja është tek qasja që ne kemi, tek Europa që kaq shumë e kemi keqkuptuar dhe ajo është e mirë, shumë më e mirë sesa djathi që prodhon, sesa jahtet dhe makinat në Monte Carlo, sesa veshjet firmato.

Asgjë nga këto nuk ka vlerë, pavarësisht çmimit. Mund të parkosh një avion, një jaht dhe mund të jesh një derr katundari, që nuk provon shijen e bukur të lirisë, të të drejtave dhe të një mëngjesi secili në punën e vet.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *