Von der Leyen u ka thënë gazetarëve se sapo të përfundojnë zgjedhjet për përbërjen e Komisionit Europian, duhet të nisin patjetër negociatat me dy vendet sepse sipas saj është në interesin e BE që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë afër unionit.
“Me tone të ashpëra ajo ka folur : Jam plotësisht e bindur se është në interesin tonë strategjik të fusim vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë të fillojnë negociatat. Ne kërkuam shumë nga këto vende. Tani të gjithë në Këshillin e BE duhet të binden”, tha presidentja e KE.
Gjithashtu, Ursyla von der Leyen ka kërkuar që rregullat e reja për hapjen e negociatave të mos zbatohen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Unë mirëpres faktin që procedurat e zgjerimit janë në tryezë. Është e drejta e Këshillit. Por për këto dy vende, për të cilat ne kemi nxitur reforma të thella dhe transformuese, rregullat që u kemi dhënë më parë nuk duhet të ndryshojnë”, është shprehur presidentja e KE Ursyla von der Leyen