Ad
Të burgosurit me probleme të shëndetit mendor – Nga fjala e avokatit Edmond Petraj në Komisionin e ligjeve

Të burgosurit me probleme të shëndetit mendor – Nga fjala e avokatit Edmond Petraj në Komisionin e ligjeve

Ad

Fjala ime sot ne komisionin e ligjeve ne Kuvendin e Shqiperise.

Te nderuar pjesemarres ju falenderoj per dhenien e fjales ne dhenien e mendim propozimeve neve si anetar te SHAPSH per kater projektligjet te cilat jane nje emergjence e domosdoshme.
Respektimi i të drejtave të njeriut lidhet ngushtësisht edhe me respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria. Në këtë aspekt, ne si avokat brenda shoqates tone kemi kerkuar nga nje grup kolegesh ne te gjithe shqiperin evidentimin e problemeve te evidentuara neper burgje dhe se ja u kerkuam ten a I sillnin me shkrim problematiken dhe nga kjo situate e pame të arsyeshme të kryejme një vëzhgim lidhur me situatën aktuale në burgjet (I.E.V.P) e vendit, disa prej të cilave kanë jo pak probleme.
Per projektligjin e policis se burgjeve nje nga kerkesat e domosdoshme eshte perzgjedhja e punonjesve te istitucionit te jene me formim te pergjitheshem profesional.
Tjeter element qe duhet pare urgjent eshte se punesimi I te burgosurve eshte emergjence kryesore dhe ne si avokat penaliste mund te japim kontributin tone ne kete riaftesim per riintegrimin e te burgosurve.
Persa I perket tratimit ishqimor duhet nderhyre urgjent pasi ushqimi le shume per te deshiruar dhe se shteti siaps nje te dhene buxheti vjetor i Ministrise se Drejtesis shkon per kete investim eshte 70% shifer e konsiderueshme dhe se duhet nderhyre urgjent.
Krijimi i kushteve të përshtatshme infrastrukturore dhe sigurimi i bazës materiale të nevojshme për të garantuar respektimin e të drejtave ligjore ndaj të paraburgosurve dhe të dënuarve, në raportin e 2017-ës, është konsideruar si neglizhencë e pajustifikuar e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Po ashtu edhe në vitin 2018, gjatë inspektimeve të Institucionit të Avokatit të Popullit janë vënë në dukje problematika të përsëritura në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (I.E.V.P), thënë ndryshe burgje.
“Infrastruktura në pjesën më të madhe të I.E.V.P.-ve në mënyrë të përsëritur paraqiste probleme të amortizimit, lagështirës, furnizimit me ndërprerje me energji elektrike e ujë, sigurimit të ndriçimit natyral dhe të ajrosjes së plotë të qelive, pranisë së insekteve, kushteve jashtë standardeve të tualeteve, kuzhinave, dusheve, ambienteve të ajrimit, dhomave të izolimit, etj. Veçanërisht kushtet materiale tejet degraduese në regjimet e brendshme të I I.E.V.P. Sarandë, I.E.V.P. Tepelenë, I.E.V.P. Burrel. Përjashtim bënin I.E.V.P.-të e reja dhe ato të rikonstruktuara”,
Mendoj se gjendja në sistemin e burgjeve është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme, por sipas nesh është e nevojshme që hapat në këtë drejtim të jenë më të shpejta dhe më konkrete.
“Ajo që ne mund të themi si SHAPSH është që ka një përmirësim të vazhdueshëm të kushteve në sistemin penintenciar dhe që ky qëndrim duhet të kthehet, në gjykimin tonë, në një përmirësim të qëndrueshëm. Sigurisht që nuk janë kushtet në burgje, ato që ne do të donim të ishin, por sigurisht që edhe jeta e gjithësecilit prej nesh nuk është në ato kushte që ne do të donim të ishim”.
Megjithëse institucioni i Avokatit si sherbyes ligjor nuk kemi fuqi vendimmarrëse, por shpesh ne si SH.A.P. SH kemi sygjeruar dhe rekomanduar mbylljen e menjëhershme të burgut të Zaharisë (Krujë), Sarandës, Burrelit, Tepelenës, si dhe të Institucionit të Veçantë Shëndetësor të Burgjeve(I.V.SH.B) ku është kërkuar transferimi i personave në burgje të tjera.
Nder te tjera është pozitiv fakti që po ndërtohen disa burgje të reja, të cilat do të kenë kushte shumë më të mira, duke rikthyer përsëri vëmendjen tek sistemi i burgjeve që pas vëmendjes së munguar, pasi pritet te marrim statusin e vendit kandidat.
“Tani duket që ka përsëri një vëmendje në lidhje me përmirësimin e kushteve në burgje. Po ndërtohen disa burgje të reja dhe kjo ka qenë gjëja pozitive, sepse kur ndërtohen burgje të reja, në thelb, kushtet janë shumë më të mira sesa përpara. Ndërkohë që ka edhe burgje të ndërtuara që në kohën e komunizmit, siç është burgu i Tepelenës apo burgu i Zaharisë që janë në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe për të cilat institucioni jonë ka rekomanduar edhe mbylljen e tyre, pasi konsideron që janë tej kushteve të cilat do të krijonin mundësinë për të burgosurit për të patur një trajtim njerëzor në burgje”, tha Ballanca.
Kushtet infrastrukturore në sistemin e burgjeve
Ndërkaq, burgu i Sarandës është rikonstruktuar pjesërisht dhe do të vazhdojë të funksionojë si paraburgim deri në një vendimmarrje nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe nga Qeveria mesa dime ne.
Ndersa per burgun e Burrelit, në përgjigje thuhet se ky institucion është në aktivitet të plotë.
“Janë rikonstruktuar ambientet për përmirësimin e kushteve të jetesës në qeli. Janë përmirësuar ndjeshëm sistemi i ngrohjes, furnizimi me ujë dhe energji elektrike. Është përmirësuar së tepërmi ambienti i gatimit të institucionit, sheshi ajrimit etj”.
Akoma vihen përsëri në dukje problematikat që lidhen me sistemin e burgjeve dhe më konkretisht në burgun e Fushë-Krujës.
“Ne si Avokat kemi konstatuar problematika të shumta e të mbivendosura të cilat kanë shkaktuar një situatë mosbesimi dhe pakënaqësie të përgjithshme nga të dënuarit dhe të paraburgosurit në këtë institucion. Ndër to renditen mungesa e ngrohjes edhe pse sistemi i kaldajës ishte funksional, mbipopullimin në nivele tërësisht jo-normale, si dhe përzierjen brenda të njëjtave ambiente të të dënuarve me të paraburgosurit, nivele të pakënaqshme të furnizimit me energji elektrike e ujë, etj”, disa prej kerkesave kanë hyrë në seksionin e zbatimit duke u marrë masat për plotësimin e tyre si në rastin për kategorinë e të miturve, për krijimin e kushteve materiale të jetesës në dhomat e observimit dhe veçimit sipas standardeve të përcaktuara në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve.
Problematike janë rastet e burgjeve që kanë ambiente me lagështirë, mungesë të ngrohjes, kushteve të dobëta të tualeteve dhe dusheve, por megjithatë në buxhetin e vitit, një pjesë e këtyre rikonstruksioneve duhej te ishin të parashikuara.
Por, në Institucionin e Veçantë Zahari (Krujë), janë evidentuar një sërë problematikash që lidhen me ambientet e këtij institucioni. Në këtë I.E.V.P trajtohen persona me probleme të shëndetit mendor, prandaj situata është edhe më alarmante.
“Gjithashtu, kushtet janë ç’njerëzore, ka mangësi të të mirave materiale bazike të tilla si: tavolinë ngrënieje, karrige etj. Situata paraqitej akoma më alarmante tek ambienti i tualetit dhe kuzhinës. Ishin 4 tualete të organizuar në dy kate që duhet të përmbushin nevojat e 167 të akomoduarve. Kuzhina ishte mjedis i bollshëm, por me problematikë të theksuar infrastrukturore; kishte lagështirë dhe në një hapësirë të konsiderueshme pikonte vazhdimisht lagështira”.
Të burgosurit me probleme të shëndetit mendor
Në vitin 2012 u miratua nje ligj “Për Shëndetin Mendor” që synonte ngritjen e një Institucioni të Posaçëm Mjekësor, ku do të trajtoheshin të burgosurit që kanë marrë nga gjykata masën “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm”, por edhe sot që flasim ky institucion nuk është ngritur.
Sipas edhe disa Avokateve, ky ligj mendoj se nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së fondeve, ndërkohë që ajo shton se situata është problematike kur vjen fjala tek shëndeti mendor i të burgosurve.
“Ligji për shëndetin mendor ka qenë një ligj i cili është miratuar pa një faturë financiare të menduar mirë dhe për shkak të mungesës së fondeve për të ta vënë atë në zbatim jemi në këto kushte. Institucioni ende nuk është ngritur në parametrat përsa i përket ligjit. Ne kemi bërë edhe raport të veçantë ne lidhje me shëndetin mendor në përgjithësi, jo vetëm për burgjet por edhe në sistemin penintenciar. Situata është problematike në këtë kuadër dhe do të duhet një vëmendje më e madhe për ta bërë të mundur ndërtimin e këtij institucioni sipas modeleve, gjykoj unë, më të mira të rajonit”,
Aktualisht të dënuarit me probleme mendore trajtohen në Institucionin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve (I.V.SH.B), Tiranë dhe në (I.E.V.P) Zahari, Krujë. Të dyja këto institucione, me sa dime eshte kërkuar që të mbyllen pasi është i pamundur garantimi i të drejtave të të paraburgosurve dhe të dënuarve, të sanksionuara në aktet ndërkombëtare dhe legjislacionit kombëtar në fuqi.
Ne si avokat edhe si shoqate penalistash ajo qe kemi konstatuar se edhe pas shume kerkesave, për ngritjen e Institucionit të Posaçëm Mjekësor, rekomandime që nuk janë zbatuar, trajtimi i personave me probleme të shëndetit mendor, vijon të jetë i paligjshëm.
“Trajtimi i kësaj kategorie në kushte burgu në I.V.SH.B. Tiranë dhe në I.E.V.P. Zahari, Krujë, dhe në seksione të kujdesit të veçantë të krijuara në disa IEVP, vijon të mbetet i paligjshëm”, Kemi pyetur për këtë çështje shprehet se mbas rikonstruksionit të godinave 4 dhe 5 në I.E.V.P Lezhë, këto ambiente do të funksionojnë si Institut Mjekësor i Posaçëm, për shtetasit me vendim gjykate me masë mjekësore ‘’mjekim të detyruar’’.
Aktualisht, të burgosurit me probleme mendore trajtohen konform Ligji Nr. 44, “Për shëndetin mendor”.
“Konsultohen dhe diagnostikohen nga mjeket psikiatër dhe trajtohen sipas rekomandimeve të mjekëve specialist. Ata diagnostikohen nga mjekët psikiatër të sistemit të burgjeve dhe të institucioneve të MSH”,
Por, në një konstatim tonin si grup avokatesh penalist nga SH.A.P.SH kemi vene re një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e personave të akomoduar që janë me probleme të shëndetit mendor.
“Evidentohen mungesa të stafit mjekësor i cili ofron kujdes të pjesshëm ndaj personave me probleme të shëndetit mendor. Referuar organikës së miratuar, shërbimi mjekësor ofrohet me një numër të reduktuar të stafit, konkretisht ai mbulohet me mjekë të përgjithshëm të burgjeve dhe nuk ka mjekë psikiatër. Gjithashtu kishte mungesa në psikologë; përkatësisht ishin të punësuar 2 psikologë kur në fakt duhet të ishin 4 të tillë”,
Mbipopullimi në burgje
Një tjetër element kemi edhe problemet që lidhen me gjendjen e mbipopullimit të këtij institucioneve.
“Nga verifikimi vizual i ambienteve në të cilat qëndronin këta persona, rezultoi se kryesisht dhomat përbëheshin nga 5 persona, 3 nga të cilët flinin në krevatin e tyre, ndërkohë që 2 persona të tjerë flinin mbi shtroje sfungjeri në tokë. Ndërkohë që në institucion u verifikuar që në 1 dhomë rreth 14m2 qëndronin 7 persona, 4 nga të cilët flinin në krevatin e tyre, ndërsa 3 persona flinin përdhe. Shtrojet e sfungjerit ishin të keqpërdorura dhe të ndotura”.
I njëjti konstatim mbipopullimi, duke shkelur kështu ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
“Mbipopullim u konstatua edhe në I.E.V.P.-të Lezhë, Krujë, Rrogozhinë, Tepelenë, Drenovë e Sarandë, të cilat funksiononin në pjesën më të madhe të kohës mbi kapacitetin zyrtar. Si rrjedhojë e mbipopullimit, një pjesë e I.E.V.P.-ve kishte aplikuar shtimin e numrit të shtretërve, gjë që kishte pakësuar numrin e personave që flinin me shtroje përtokë, por që kishte sjellë si pasojë cenimin e standardeve të hapësirës dhe kubaturës minimale ligjore për person”.
Edhe për vitin qe kaloj, vihet re e njëjta situatë, mbipopullim i burgjeve në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
“Në disa IEVP u konstatua se kishte mbipopullim, madje kishte persona të privuar nga liria që flinin me dyshek përtokë. P.sh I.E.V.P Sarandë, Tepelenë, Vaqarr tani rikonstruksion te plote, funksiononin në pjesën më të madhe të kohës mbi kapacitetin zyrtar”,
“Nuk ka në asnjë rast apo rekomandim që ne të shkojmë dhe të mos gjejmë asnjë përmirësim nga një vit më parë. Sa herë që ne evidentojmë një çështje dhe një problematikë, ka përmirësime, të vogla apo të mëdha, varet nga institucioni dhe varet nga niveli i fondeve që ata mund të kenë pasur në atë vit, por qasja dhe fryma është gjithnjë e më tepër pozitive dhe e hapur dhe ne këtu shikojmë edhe vlerën më të madhe të pozicionit tonë”.
Sistemi i burgjeve mbetet ndër sistemet më problematike në vendin tonë dhe që meriton vëmendje më të madhe. Përmirësimi i vazhdueshëm dhe i mëtejshëm i këtij sistemi do të krijonte një panoramë ndryshe nga ç’përshkruajnë shmangur edhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ju faleminderit per vemendjen tuaj!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *