Ad
Taulant Balla, sqaron se zgjedhje jashtë radhe nuk do të ketë

Taulant Balla, sqaron se zgjedhje jashtë radhe nuk do të ketë

Ad

Partia Socialiste ka bërë një qartësim rreth deklaratave të liderit të opozitës Lulzim Basha, rreth zgjedhjeve të parakohshme. Nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sqarohet se zgjedhje jashtë radhe nuk do të ketë.

Sipas Ballës, dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe do të zhvillohet brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Në sqarimin e tij, socialisti nuk ngurron që të ftojë Bashën për çdo kontribut me ide për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe për cdo rekomandim tjetër.

”Idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t’i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste. Ndërkohë i kujtojmë Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të para-ardhësit të Monika Kryemadhit. Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës!”Më tej, Balla se ishte ai që i dha përgjigjen demokratit pasi kryeministri i vendit është tejeti i fokusuar me rindërtimin pas tërmetit dhe angazhimet si kryetar i OSBE-së.

“‘Sqaroj se e dhashë unë këtë përgjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake.

Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikisht ndaj PD-së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht përfaqësuesit tonë Damian Gjiknuri.”

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *