Ad
Tanimë e dimë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore

Tanimë e dimë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore

Ad

Tanimë e dimë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore. Kafeja ka mijëra minerale të ndryshme të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tonë. Por a e kishit menduar nodnjëherë se cila kafe është më e shëndetshme? Në shtëpitë tona kafja turke është një nga shoqërueset e përditshmërisë. Vetëm kur jemi në lëvizje duhet të mjaftohemi me kafen ekspres. Madje askujt nuk i ka shkuar në mendje për të zëvëndësuar kafen turke me ndonjë lloj tjetër. E keni menduar ndonjëherë nëse merrni të njëjtat vlera kur pini një kafe ekspres si kur pini kafen turke? E vërteta është se jo të gjitha llojet e kafesë kanë të njëjtat vlera.

Ndryshimet mes kafesë turke dhe asaj ekspres
Kafeja turke është ajo që ka përqëndrimin më të lartë të vlerave të bimës së kafesë. Pasi përgatitja e saj ka një hap, bluarjen e kokrrave të pjekura të kafesë dhe zjerja e tyre me ujë. Ndërsa kafeja ekspres kalon në disa procese të tjera. Ndryshimi i parë është koha e pjekjes së kokrrave të kafesë. Kokrrat e kafesë ekspres piqen më gjatë, dhe më pas shtypen dhe siten, për të prodhuar kokrriza në madhësinë e rërës. Më pas, përgatitja në makinetat e ekspresit, bën të mundur largimin e dy mineraleve që ndodhen tek kafeja: kafestoli dhe kaholiani. Dy mineralet yndyrore të cilat gjenden tek bima e kafesë, të cilat janë po aq të rëndësishme sa dhe antioksidantët.

Kush nuk duhet të konsumojë kafe turke
Për njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo që kanë në familjen e tyre raste të sëmundjeve të zemrës, këto dy minerale janë vërtet të dëmshëme. Studime të fundit, kanë vërtetuar se këto dy substanca tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, rrisin dukshëm rrezikun e bllokimit të arterieve. Duke përkeqësuar dhe shëndetin e zemrës, pasi ajo nuk furnizohet me gjakun e nevojshëm. Pirja e kafesë turke tek këta persona, rrit dukshëm nivelin e kolesterolit me 10 përqind.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *