Ad
SQARIM PËR PUBLIKUN, MEDIAT DHE PARTINË DEMOKRATIKE

SQARIM PËR PUBLIKUN, MEDIAT DHE PARTINË DEMOKRATIKE

Ad

📣SQARIM PËR PUBLIKUN, MEDIAT DHE PARTINË DEMOKRATIKE NGA KRYETARI BASHKIS GRAMSH KLODIAN TAÇE

Në përgjigje të interesit të publik, por edhe për të qartësuar median, nisur nga lajmi i shpërndarë nga Partia Demokratike për akuzat ndaj tenderit “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019” nga Bashkia Gramsh.

Ju bëjë me dije se dokumentacioni i paraqitur pranë bashkisë dhe komisionit të prokurimit është i rregullt dhe afati kohorë i dokumenteve është brenda afatit të procedurës së tenderimit.
Gjatë afatit të çeljes së procedurave të tenderimit, firma në fjalë ka qënë i vetmi operator ekonomik qe ka aplikuar
dhe ka sjellë dokumentacionin e nevojshëm. Vlefshmëria e dokumentacionit ka qënë brenda afateve kohore që parashikon ligji.

Sulmet politike me emra të përveçëm dhe dokumentet me numër protokolli fallco, që ka publikuar Partia Demokratike, janë vetëm një loj politike me të cilën opozita e rrugës shtynë ditën.
Çdo procedurë tenderimi kalon nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Njësisë së Prokurimit në Bashki dhe komisioni ka zbatuar procedurat bazuar në dokumentet që janë dorëzuar.
Megjithatë duke falenderuar Partinë Demokratike dhe cilindo dashamirës për shqetësimin e ngritur, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, kam urdhëruar pezullimi i procedurave të mëtejshme të lidhjes së kontratës.

Akuzat politike ndaj meje janë sulme që më shtojnë më shumë vullnetin për të punuar.
💪

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *