Ad
SPAK gati të nisë reprezaljen, zbardhen emrat e 3 kandidatëve të parë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, janari sjell hetime në nivele të larta

SPAK gati të nisë reprezaljen, zbardhen emrat e 3 kandidatëve të parë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, janari sjell hetime në nivele të larta

Ad

Ora e llogaridhënies për pushtetarët që kanë vjedhur ndër vite shqiptarët po afron. Janë miliona euro dëme që shkaktohen çdo vit në buxhet nga vjedhjet e zyrtarëve të lartë, por askush nuk mban llogari para drejtësisë. Po ashtu, ka pasur me dhjetra dosje në prokurori për ministra, ish-ministra e zyrtarë të lartë, por që të gjitha kanë përfunduar në kosh. Dhjetori pritet të jetë muaji i ndryshimit të madh, pasi do të vijë në “jetë” Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Kjo strukturë do ketë si synim të shfarosë korrupsionin në nivele presidentësh, kryeministrash, ministrash, deputetësh, apo ish-ministrash e ish-deputetësh, si dhe të godasë krimin e organizuar. Ndonëse kishte shumë skeptikë, SPAK po merr jetë dhe më 19 dhjetor ajo do ngrihet zyrtarisht, pasi do të bëhet betimi i prokurorëve. Por gazeta ka mësuar se po ecën me shpejtësi dhe procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë, KLP hapi garën për Kryeprokurorin dhe ftoi 8 prej anëtarëve që të shprehin interes. Sipas informacioneve, deri më tani janë 3 emra që kanë dorëzuar kërkesën në KLP. Ata janë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondilli. Duke qenë se SPAK po ngrihet me 8 prokurorë dhe jo me 10 sikundër e parashikon Kushtetuta, KLP vendosi të bëjë një manovër duke emëruar në mënyrë të përkohshme kryeprokurorin e SPAK, i cili do të bëjë emërime të përkohshme prokurorësh dhe do të vërë në punë Prokurorinë e Posaçme. Afati për aplikimet është data 10 dhe pas kësaj date KLP do mblidhet për të zgjedhur kreun e SPAK. Kjo do ndodhë brenda 19 dhjetorit. Por gjasat që në krye të zgjidhet Altin Dumani janë më të mëdha. Kur KLP bëri renditjen e 15 kandidatëve për në SPAK, Dumani doli me më shumë pikë. Në këtë mënyrë ai është më i favorizuari. Por zgjedhja e kreut të SPAK është një sinjal se në janar nis reprezalja në politikë. Sipas burimeve sapo të bëhet betimi, do nisë transferimi i dosjeve. Prokurorët do vendosen te godina e Krimeve të Rënda dhe gjëja e parë do të jetë pikërisht marrja e dosjeve nga prokuroritë e tjera. Pasi të mbyllet transferimi, do nisë menjëherë verifikimi dhe më të rrezikuarit janë emrat që janë në hetim. Me ta do nisë puna. Ndërkohë paralelisht kreu i SPAK do nisë procedurat për të ngritur Byronë e Hetimit. Pra, janari pritet që të sjellë zhvillime të shumta në vend.

Përzgjedhja e Kryeprokurorit

KLP do bazohet në disa kritere për përzgjedhjen e kryeprokurorit të SPAK. Fillimisht kandidatët duhet të dorëzojnë dosjet hetimore për dy çështje, të cilat mendojnë ata se i kanë hetuar në mënyrë shumë të suksesshme. Po ashtu duhet të shpjegojnë rëndësinë dhe lidhjen me

pozicionin për të cilin aplikojnë. Duhet të tregojnë eksperienca në nivel drejtues dhe vendimmarrës. Po ashtu, kandidatët duhet të vërtetojnë pjesëmarrjen e tyre në grupe pune për

hartimin dhe miratimin e rregulloreve të ndryshme apo akteve të tjera me

karakter administrativ. Të favorizuar janë dhe ata për të cilët media ka publikuar materiale mbi hetime të suksesshme. Po ashtu secili duhet të dorëzojë një plan që ka mbi organizimin e SPAK. Pra në bazë të këtyre kritereve do ketë një renditje të tyre dhe do zgjidhet më i miri. Në maj pritet që BE të vendosë për negociatat dhe sinjalet janë se derisa të vijë kjo ditë do ketë goditje në nivele të larta për të bindur shtetet skeptike

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *