Ad
Skandaloze: 690 objekte në Prishtinë, pa certifikatë përdorimi

Skandaloze: 690 objekte në Prishtinë, pa certifikatë përdorimi

Ad

Është bërë e ditur se rreth 690 objekte vetëm në territorin e komunës së Prishtinës nuk janë të pajisura me certifikatë të përdorimit.

Referuar nga të dhënat e Komunës, ndonëse posedojnë leje ndërtimore, ato nuk e kanë edhe pranimin teknik, duke i përfshirë këtu edhe disa institucione shtetërore. Sipas njohësve të rrethanave, lëshimi për banim i këtyre objekte pa pasur pranim teknik është në kundërshtim me ligjin, shkruan Zeri.

Po ashtu, në një listë të publikuar nga Komuna e Prishtinës saktësisht 690 objekte figurojnë që posedojnë leje ndërtimore, por jo edhe certifikatë të përdorimit të tyre. Prishtina është një ndër qytetet që përballet me numrin e madh të ndërtimeve pa leje, si dhe një ndër qytetet më të mbipopulluara me ndërtime në Kosovë. Ndonëse Komuna e Prishtinës në uebin e saj ka të publikuara lejet ndërtimore ndër vite, në to nuk ka qasje.

Nga ana tjetër, qasje nuk ka as në dokumentet ku janë të paraqitura certifikatat e përdorimit të objekteve në kryeqytet përgjatë vitit 2014-2019, ndonëse Komuna e Prishtinës gazetën “Zëri” e ka drejtuar po te këto dokumente, përcjell albinfo.ch.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *