Ad
Skandali/ Kreditë e “Veneto Banka” mbërrijnë në Itali, “Tranzit shpk” përlan hipotekat shqiptare

Skandali/ Kreditë e “Veneto Banka” mbërrijnë në Itali, “Tranzit shpk” përlan hipotekat shqiptare

Ad

Kreditë e “Veneto Banka” mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës. Klientëve u rrezikohen t’u sekuestrohen kolateralet. “TRANZIT” shpk dhe Banka e Shqipërisë të përfshira në këtë aferë.

“Veneto Banka” ishte një bankë që u përthith nga Banka “Intesa Sanpaolo”, por ama kreditë e saj përfunduan në Itali. Janë pikërisht klientët e saj që kanë marrë së fundi Vendimet për Urdhëra Ekzekutimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Të shqetësuar, klientët e “Veneto Banka” u drejtuan tek Banka e Shqipërisë e cila ju ka komunikuar që “kreditë e tyre kanë kaluar në Itali pranë një shoqërie italiane “SGA” spa.”.

Po sipas Bankës së Shqipërisë, kjo shoqëri italiane ka nënshkruar një kontratë shërbimi me “TRANZIT” shpk për mbledhjen e borxheve të klientëve të Veneto Banka në Shqipëri. Është pikërisht “TRANZIT” shpk nëpërmjet avokatit Genc Çifligu që ka depozituar më shumë se 50 Urdhëra Ekzekutimi në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë me kreditë e klientëve të Veneto Banka? Nga verifikimet konstatohet se statusi i tyre në Regjistrin e Kredive ka ndryshuar. Ato janë transferuar fillimisht në Itali tek “banka mëmë” që kishte falimentuar pa dijeninë e klientëve. Dhe aq më tepër pa u njoftuar, konstatuar kjo edhe në Vendimet e Gjykatës të cilat disponohen nga ana jonë si media. Më pas ato u rishitën tek SGA spa, një Shoqëri Mbledhje Borxhesh të Këqija në pronësi të Ministrisë së Financave Italiane.

Gjithçka ka ndodhur sa hap e mbyllë sytë dhe Administratori i “TRANZIT” shpk, i cili është edhe Drejtori i Përgjithshëm i “ABI Bank”, Andi Ballta, arriti të firmosë jo vetëm Kontratën e Shërbimit, por edhe të përfaqësojë juridikisht me anë të një Prokure italianët e “SGA” spa në Shqipëri.

Po a lejohet që një shoqëri shqiptare mbledhje borxhesh “debt collection” të nënshkruajë një kontratë shërbimi të tillë në Itali? Dhe a po e shkel “SGA” spa ligjin shqiptar për shoqëritë tregtare në Republikën e Shqipërisë? Në ditët në vijim do t’ju vendosim në dispozicion të tjera dokumenta shumë të rëndësishme që hedhin dritë mbi këtë aferë të pastër interesash të ngushta duke kërcënuar shqiptarët që kanë patur një kredi pranë një banke shqiptare.

Kjo mazhorancë tenton gjithmonë që të bëjë një lojë të fshehtë, një lloj loje nën rrogoz dhe në fund të thotë jo unë jam krejt në rregull se kam ndërkombëtarët me vete dhe ka këtë përfaqësinë e ambasadorëve që janë bërë si grup i gatshëm për ndihmën për Kryeministrin.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *