Ad
Si shkatërohen shtetet” – ja si ju përgjigj dijetari sulltan Sulejmanit

Si shkatërohen shtetet” – ja si ju përgjigj dijetari sulltan Sulejmanit

Ad

Si shkatërohen shtetet”, ja si ju përgjigj dijetari sulltan Sulejmanit

ndimi i sulltanit Sulejman Kanuni, sipas mendimit të historianëve, konsiderohet si epoka e artë e Perandorisë Osmane. Kufijtë e Perandorisë ishin zgjeruar si asnjëherë më parë dhe shumë vende kishin hyrë nën administrimin e saj. Mirëqenia ishte shtrirë në të katër cepat e perandorisë.

Megjithatë, sulltanin e shqetësonte diçka. Nga studimi i historisë, ai kishte vënë re se çdo shtet i fuqishëm fillonte ligështimin pas një farë kohe. Çdo popull e kishte një fund. Po fundi i Perandorisë Osmane kur mund të vinte? A ishte e mundur që të shmangej diçka e tillë?

Këto pyetje e shqetësonin sulltanin dhe i shfaqeshin edhe në ëndërr, pa mundur tu japë një përgjigje dhe duke mos e lënë të bëjë gjumë të qetë. Kur mendimet rreth kësaj çështje filluan ta shqetësojnë realisht, ai vendosi të këshillohet me një nga dijetarët e kohës, Jahja Efendi. Ai ishte vëlla gjiri i sulltanit. Kështu, sulltan Sulejman Kanuni i shkroi një letër, në të cilën i bëri pyetjen që e shqetësonte natë e ditë. Dijetari në fjalë banonte në lagjen Beshiktash në Stamboll. Në letër, ai i kishte shkruar:”Ju keni dije rreth shumë sekreteve, prandaj uroj të vini dorën në zemër dhe të më tregoni kur bien shtetet dhe cili është fundi i Perandorisë Osmane!”

Përgjigja e Jahja Efendiut ishte shumë e shkurtër dhe e mistershme. Ai i shkruante:”E ç’më duhet mua kjo o Sulltan? Ç’më duhet mua?”

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *