Ad
Si mund të gatuhet lazanja më e thjeshtë

Si mund të gatuhet lazanja më e thjeshtë

Ad

Përbërësit

PERBERESIT PER BRUMIN:
3 vezë
1 filxhan qumësht
1/2 filxhan vaj
pak kripë
miell
PERBERESIT PER MBUSHJEN:
500 gr mish i bluar
300 ml Salce domate
kripë,piper i zi,piper i kuq,vegete, rigon
50 ml vaj
500 gr djathëkaçkavall
PERBERESIT PER SALCEN BESHAMEL:
500 ml qumësht
2 luge miell
kripë,piper i zi, vegete
150 gr margarinë

 Hapat

1

Tunden vezet me qumshtin ,vajin dhe kripen dhe i shtohet mielli deisa te behet nje brum i trashe sa mund te behet pete. Nga ky brum ndahen tre toptha nga te cilet me hollues ne tavolinen e punes e rrisim ne madhesi te tepsise qe mund te jete edhe e rrumbullaket.

2

Per mbushjen mirret mishi dhe kaverdiset mire ne yndyre dhe i shtohet melmesat te gjitha dhe ne fund i shtohet salca e domateve,pasi e merr edhe nje vale largohet nga zjarri.

3

Per salcen beshamel qitet ne nje tigan margarina dhe pasi te shkrihet mire qitet mielli dhe perzihet derisa te ndryshoj ngjyren pak dhe ne fund i shtohet mielli duke e perzier vazhdimisht.

4

Pastaj ner fund fare i shtohen melmesat .

5

Pasi trashet pak e largojme nga zjarri.Pasi i kemi bere topthat nga brumi i hapim ne peta ne madhesi te tepsise dhe ne tepsine e lyer me vaj e qesim peten e pare.Pastaj qesim mbi pete nga mbushja me mish dhe permbi grijme kackavall ne rende dhe pastaj nga salaca beshamel,pastaj peta e dyte e mbi te mbushja me mish,kackavalli e pastaj salca beshamel e keshtu te tria petet mbulohen me mish dhe salce derisa te hargjohet masa vetemse duhet qe shtresa e fundit te jete me mish dhe salce.

6

Ne fund fare e qesim nje sasi me te madhe te kackavallit dhe e fusim ne furre te nxehte 200 grade per 30 minuta.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *