Ad
Shumica e aktorëve dhe këngëtarve tanë shqiptarë që asaj kohe ishin qypa balte Nga Adrian Gjovalin Luka

Shumica e aktorëve dhe këngëtarve tanë shqiptarë që asaj kohe ishin qypa balte Nga Adrian Gjovalin Luka

Ad

Sot të gjithë ish këngëtarët dhe humoristat e Shkodrës, pa asnjë përjashtim dhe që nga ai më injoranti/injorantja i/e klasit, që nga ata geabelët e rrugave, po e shajnë keqazi ish Enverin.
Në fakt, ishte bash Enver Hoxha ai, që i bëri këta me emër dhe u dha vet prezencën që po kanë edhe sot.
Pra, bash këta bukëshkalë të kanë një gjuhë gjarpëri, aq sa nuk e imagjinon dot nga u buron ky cinizëm…
Flasin keq për Fadilin apo Mirushin…
Për mua, jo vetëm këta, por shumica e aktorëve dhe këngëtarve tanë shqiptarë (mos më keqkuptoni, jo ata/ato që nuk ndërruan, apo që sot nuk bëjnë zë) që asaj kohe ishin qypa balte, jo më tani që janë edhe më keq si aktim dhe më langaraqë në mendimet e vijat filozofike …
Asaj kohe, pallateve të sporteve, dasmave, Teatrit Migjeni etj, këta shkonin të shikonin mileti, jo mua.
Dhe sot Demokracia, po na i bënë, ngadalë dhe një e nga një, edhe Heronjë Qyteti apo me tituj të shkëlqimit në art, jo nga kontributi që kanë sot, por nga ai i ish Enverit.
Shumica, kurrë nuk kanë patur ndonjë talent të veçantë, që asaj kohe…
Sigurisht, talenti më i madhë sot, mbetet populli, i cili edhe asaj kohe ish Enveri, qeshte dhe qeshë kot…
als55
😄😄😄

Pas atyre viteve 1990-1991, të gjithë u bënë anti-Enveristë!
U bë urryes me flamur, jo vetëm ai që duhej vërtetë të ishte, por deri edhe vet gruaja, familjarët e ish Enverit; u bë ky roja më besnik i atij sistemi, sidomos ky njeriu i muzikës dhe humorit; u bë çdo sharlatan, përfshi këtu njeriun në byronë politike dhe antarin e denjtë të asaj partie…
Teserat e shënjta e të shtrenjta të tyre, u hodhën në kosha plehrash.
Teserat e reja u shtypën jashtë-shtetit, me shënimet “luftëtar i parë i liri-demokracisë”…

Unë u bëra menjëherë një pro-Enverist, pasi isha dhe jam anti Nazi-fashist, anti fetarizëm e injorancë kandili e gomari dhe jam kundër çdo servilizmi, hajdutërie, mashtrimi dhe përvetsimi…

Kaq si parathënje, të parathënjeve…

ala55

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *