Ad
Shume interesante !!!

Shume interesante !!!

Ad

Nje nxenes pikture perfundoi kursin prane nje mjeshtri, i cili para se ta percillte e keshilloi qe, pikturen e fundit qe kishte mbaruar, ta vendoste ne nje shesh ku kalonin shume njerez dhe, prane saj te linte nje laps te kuq dhe nje mbishkrim, ku t’i lutej kalimtareve te shenonin me laps vendet qe mendonin se ishin gabim.
Kur nxenesi u kthye pas disa ditesh, vuri re se taloja ishte mbuluar me kryqa te kuq. I merzitur jashtemase shkoi prane mjeshtrit dhe i tregoi rezultati. Mjeshtri e keshillon te mos merzitet dhe ta beje perseri pikturen. Me pas i tha ta vendoste perseri ne shesh. Mirepo kesaj rradhe i tha te vendoste prane disa penela me bojra te ndryshme. Dhe prane tyre nje mbishkrim ku t’i lutej kalimtareve te korigjonin me penel vendet qe nuk u pelqenin. Nxenesi beri ashtu sic e porosoti mjeshtri dhe kur u kthye pas pak ditesh, pa se piktura nuk ishte prekur fare. Kur ia tregoi mjeshtrit ai i tha:
“Heren e pare u dhe mundesi njerezve te te kritikojne dhe ata e bene kete ne menyre te pameshirshme. Madje edhe ai qe nuk ka bere kurre nje pikture ne jeten e tij, i ka bere disa kryqa.
Heren e dyte u kerkove te jene kontribues, pozitive dhe krijues. Mirepo askush nuk guxoi te beje dicka qe nuk e njeh.
– Shperblimin e punes nuk mund ta marresh prej atyre qe nuk e kuptojne ate qe ben.
– Kurre mos ia paraqit punen atyre qe nuk dine.
– Kurre mos debato me ate qe nuk di.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *