Ad
Shqiptari me pasaportë britanike mbetet rrugëve në Bruksel, pas Brexit i hoqën pashaportën

Shqiptari me pasaportë britanike mbetet rrugëve në Bruksel, pas Brexit i hoqën pashaportën

Ad

Fatush Lala, banon prej 20 vitesh në Londrën Lindore dhe këto ditë provoi historinë më të keqe të jetës së tij. Ai ka mbetur pa dokumenta, pa nënshtetësi dhe pa atdhe.

Ndërsa ndodhej me pushime në Bullgari, atij i është hequr pashaporta britanike nga Ministria e Brendëshme. Pas kthimit nga Bullgaria, në Bruksel ai është penguar të hipë në avionin drejt Londrës sepse pashaporta e tij është e pavlefshme. Në Londër ka gjithçka, shtëpinë, të njohurit. Në kryeqytetin britanik ka jetuar që prej moshës 14 vjeçare. Për shkak të kësaj situatë Fatush Lala ka mbetur në rrugët e Brukselit, ku edhe fle.

Në ndihmë të tij ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh ndërkohë që Lala i ka shkruajtur një deputeti britanik. Heqja e pashaportës për Lalën ka ndodhur për shkak se Ministria e Brendëshme ka zbuluar se ai nuk është nga vendi që pretendon por nga Shqipëria.

Në një video të postuar nga britanikja The Indipenedet, ai thotë se po jeton një makth të vërtetë. “Nuk mund ta besoj cfarë më ka ndodhur. Jam rrugëve dhe është shumë ftohtë. Jam përpjekur të gjej vende të ngrohta në stacionet e trenave dhe në kafenetë. Nuk di cfarë të bëj. Ndihem i pafuqishëm. Ku të shkoj?”

33 vjeçari ishte në Bullgari për disa ditë pushime dhe më 20 Janar do të khehej por është penguar në aeroport, ndërsa bashkëshorteja e tij është lejuar të udhëtojë. Lala i kishte dhënë Ministrisë së Brendëshme britanike një adresë të gabuar të origjinës. Në dokumentat që ai kishte dorëzuar thuhej se ishte lindur në vitin 1986 në Serbi (Kosovë) por britanikët zbuluan se ai ishte lindur në vitin 1985 në Shqipëri.

Ai kishte shkuar në Britaninë e Madhe duke thënë se ishte ndarë nga familja e tij për shkak të luftës në Kosovë, megjithtë u shkollua dhe ndoqi edhe universitetin ndërsa ka mundur të marrë edhe pasaportën britanike

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *