Ad
Shqiptarët merren shumë me të kaluarën që nuk kthehet më

Shqiptarët merren shumë me të kaluarën që nuk kthehet më

Ad

Nga Adrian Gjovalin Luka

Shqiptarët merren shumë me të kaluarën që nuk kthehet më. Ata, as ja kanë fare idenë se si ndërtohet një jetë nga e para. Kjo se nuk kanë në tru, llogjikën e mendimeve krijuese. Andaj, pasi historia fletë vetë, qoftë për arritjet apo edhe për gabimet, shqiptarët të hidhen në “analiza të përpikta dhe që nuk i bie fjala në tokë”…
Shqiptari harron shpejtë, si pula, se çdo sistem, që ata arrijnë t’a rrojnë, ka të mirat dhe të këqijat e veta…
Ja, p sh., mua personalisht liri-demokracia e Shkodrës, më humbi keqasi në Historinë e Shqipërisë. Familja ime Luka, i erdhi kësaj epoke të re jete, pa nderimet e duhura edhe pse kontributi i gjyshërve të mij, i prindërve të mij dhe i im personalisht, për atë qytet, ka qënë kolosal…
Kjo, vetëm e vetëm se unë, sikurse prindi im, isha dhe jam komunistë, jo fetarë, absolutisht i drejtë, shumë puntor, që nuk lejoj t’ma hedhin, jo hajdut, më se fisnik, super i ndershëm etj. Këto cilësi kapitalizmi i sotëm Shkodran, nuk i do…
Pra, se u zgjata, nuk duhet kurrë kritikuar e shkuara, por duhet menduar mirë e sotmja. Çdo sistem i ka brënda: anën e poshtër, të fëlliqur dhe harrues e përçmuese ndaj më të mirit dhe më të avancuarit se vet sistemi…
Mua, se sa më vlerësojnë bota, apo se sa më urrejnë, nuk më bënë fare përshtypje.
Pra, të gjithëve ju jap nga një përshëndetje dhe me dëshirën e çdo të mire familjarisht.
als55

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *