Ad
Shqiptarët duke qenë një popull me krishterim kishin lidhje të konsoliduara më Selinë e Shenjtë

Shqiptarët duke qenë një popull me krishterim kishin lidhje të konsoliduara më Selinë e Shenjtë

Ad

Nga Lazër Shani- Shqiptarët duke qenë një popull me krishterim të hershëm apostolik, kishin lidhje të konsoliduara më Selinë e Shenjtë, lidhje që u faktorizuan sidomos gjatë qëndresës anti-osmane të Gjergj Kastriotit në një nga momentet më të vështira të historisë së qytetërimit europian dhe të krishterimit. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu gjeti tek Selia e Shenjtë aleatin dhe partnerin e tij më të besuar, përkrahjen e pakursyer dhe solidaritetin e përhershëm në përpjekjet e tij për të frenuar dhe kthyer mbrapsht ushtritë pushtuese më të fuqishme të kohës. Kjo aleancë midis Vatikanit dhe shqiptarëve nuk u dobësua as në vitet e pushtimit osman, përkundrazi ka qenë vendimtare në mbijetesën dhe rilindjen e kombit shqiptar. Shkrimi i gjuhës shqipe, shkollat e para shqipe dhe Kuvendi i Arbrit, që shënon fillimin e procesit të Rilindjes Kombëtare me protagonist klerin katolik shqiptar, është bërë me mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë,Vatikanit.

Nga “Vatikani, faktor i mbijetesës së shqiptarëve”, shkruar si parathënie për librin “Vatikani dhe shqiptarët”

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *