Ad
Shqipëria është një model tipik i neokolonisë së borgjezisë ndërkombëtare, e ndërtuar nëpërmjet agjenturave të saj

Shqipëria është një model tipik i neokolonisë së borgjezisë ndërkombëtare, e ndërtuar nëpërmjet agjenturave të saj

Ad

Shqipëria është një model tipik i neokolonisë së borgjezisë ndërkombëtare, e ndërtuar nëpërmjet agjenturave të saj, që po rripet e gjallë si në pasuri tokësore e nëntokësore, edhe në burimet dhe forcat e punës.

E thënë fare-fare popullorçe : Vend pa zot e me shumë zotër.
Megjithatë, duke peshuar modelin ala xhungël të borgjezisë së re shqiptare, pa principet dhe normat euroatlantike të shtimit dhe investimit të kapitalit dhe me miopinë dhe makutërinë ballkanike të përvetësimit , të shpërdorimit dhe të shitjes të gjithçkaje me çdo formë e me çdo mjet, varianti më i përshtatshëm dhe më më interes për ne është zbatimi i urdhërave ( e theksova më lart – jo udhëzimeve dhe këshillave !) të tyre.

Anullimi i ligjit 7501 për pronat kalimi i saj në dëmshpërblim të ish pronarëve me shumën e paracaktuar nga një referenca e përcaktuar me ligj do të largonte nga pagesat që bën shteti me ish pronarët për tokat që ata kanë të vërtetuara si dhe zbatimi i Reformës së rekomanduar në drejtësi, do të jenë një hap për një farë stabiliteti dhe rritjeje të investimeve ( tanët do të hanë më pak nga frika, korrupsioni vetëm do të kufizohet ca dhe do të modernizohet, nuk do të eleminohet ).

Nuk e kuptoj sesi i marrim seriozisht keto budalliqet e BE. Ne nuk kemi asnje standart ekonomik per t’iu bashkuar BE, dhe BE nuk na zgjat doren per te na dhene kurrfare ndihme me perjashtim te ca lemoshave per permiresime “strukturale”, “teknike”. I ashtuquajturi optimizem per BE, eshte thjesht ose nga injoranca ose ngase identifikohet me se shumti me levizjen e lire pa viza…Nuk e kuptoj ku e gjen te drejten BE-ja te fus hundet kaq shume ne punet e Shqiperise, ne nuk jemi as anetare, biles popullit tone keta i kan ngritur edhe mure, mos te flasim fare per trajtimin e turpshem te shqipetareve keto 28 vjet, si ne vendet e BE-se si dhe prishjes te imazhit te shqipetareve ne gjith boten. Biles jane edhe kontribuesit me te medhenj te pleherokracise shqipetare dhe te gjitha trazirave politike ne Shqiperi.

#Populli duke gjykuar raportin midis mirënjohjes dhe mosmirënjohjes, sikur ka mbajtur një gjykim luajal:

” Të mirën shkruaje mbi gur, të ligën: mbi rërë!”.

#Unë, sado që ç’thotë populli nuk e luan topi, nuk jam aq i brishtë si Krishti (Krishti-popull në këtë rast) dhe kam thënë:

” Po harrova të ligën, le të më nxjerrin njërin sy/ po harrova të mirën, të m’i nxjerrin që të dy.”

#Ja, ky është qëndrimi im në raportin:

#mirënjohje- mosmirënjohje.

Nga Edmond Petraj

Authored by: Rrjetat

There is 1 comment for this article
  1. Adrian Gjovalin LUKA at 8:57 am

    Nga sa shkruhet, qëndron.
    Shqipëria ka politikanë të tillë, që dolën në krye, me:
    – vjedhjet e thesareve shtetërore;
    – me ‘tapira garancie’ lënë nga ish pushtetarët e mëparshëm, pamvarësisht se ata u tradhëtuan menjëherë sapo morën pushtetin;
    – veprime vagabondazhi dhe terrori, kryesisht nga malësorët e fshatarët;
    – përkrahjen e vëndeve të huaja, sapo ata e kuptuan injorancën e madhe të politikanit aktual shqiptar, ku ata mund të merrënin lehtazi pasuritë e kësaj nëntoke;
    – aktivizimin e egërsuar të fesë, e cila mori prona të pamerituara dhe nxiti revoltat fetare, kundër çdo të mire lënë pas nga kominizmietj, etj.
    U zgjata, por politikani dhe kleriku fetar shqiptar, rroku servilizmat ndaj botës (kryesisht Amerikës), duke e shitur komplet këtë vënd tek ‘të drejtët’ dhe ‘të ndershmit’ e botës…
    E gjitha, se bota u siguroi pasurinë e tyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *