Ad
SHQIPËRIA E MBUSHUR ME KARAGJOZ POLITIK E QESHARAK TË MBUSHUR ME MARRËZI  DHE DREDHIRA 27 VJEÇARE

SHQIPËRIA E MBUSHUR ME KARAGJOZ POLITIK E QESHARAK TË MBUSHUR ME MARRËZI DHE DREDHIRA 27 VJEÇARE

Ad

SHQIPËRIA e mbytur me karagjozë politik.

NGA EDOMOND PETRAJ

Marrëzi shqiptariane me çfarë po shikoj këtë kohë në spektrin e revoltuesve pa sens nëpër shqipëri.. Ajo që n’a bën të padukshëm në mendime është intoleranca e vetë aparencës së dhënë nën paraqitjen absurde të tyre.

Shqetësimi per mosfunksionimin e demokracise, eshte mbare shoqeror!

Sepse kerkohet të promovohen e të zbatohen idetë dhe politikat, që bëjnë të mundur vendosjen e normalitetit politik dhe ekonomik, drejtësisë dhe dinjitetit të njeriut për një demokraci dhe liri reale, nëpërmjet zbatimit të drejtë dhe të barabartë të ligjit, nëpërmjet punës dhe barazisë sociale. Ky shqetesim lind në kushtet e deformimit të demokracisë dhe anarshisë e kaosit institucional, të degjenerimit të politikës shqiptare si pasojë e moszbatimit ose zbatimit të keq të ligjit dhe, si nevojë e njerëzve me shpirt të vërtetë demokratë.

Si shqetësim i emigrantëve, që u dhimbset vendi i tyre tek vuan nga papërgjegjshmëria dhe arbitrariteti i atyre që kanë uzurpuar pushtet, nëpërmjet farsës demokratike. Si thirrje e intelektualëve, që ndjehen të fyer e të tëpërt në vendin e tyre, përballë demagogjisë dhe fasadës djallëzore të mediokritetit dhe dallaveres. Si klithmë e të aftëve, të rënë në dëshpërim nga pamundësia për të bërë më të mirën e mundëshme, në qytetet dhe fshatrat e tyre. Nga gulçi i devotshmërisë, i të ndershmëve dhe të drejtëve, që janë nëpërkëmbur dhe vënë në lojë në gjithë këto vite. Eshte shqetesim që lind nga zhgënjimi i thellë i njerëzve të punës, që janë vjedhur e përdorur sistematikisht nga politika. Lind si shpresë e atyre njerëzve që kanë ëndërruar demokracinë e vërtetë dhe janë sakrifikuar për të dhe për fjalën e lirë. Lind si optimizëm për të gjithë ata që kanë bërë një histori e karrierë personale e që kanë mundësi të bëjnë edhe për interesat publike, sepse besojnë në radhë të parë te aftësitë e tyre dhe te mundësitë që na jep vendi ynë, Shqipëria

Në kerkim të zhvillimit.të kësaj katrahure shqiptariane
“Filizi i njomë”, që të rritet drejt, ka nevojë në të njëjten kohë për një shkop të drejtë lidhur në të.Vallë urtësia e më të vjetrit konkretizon këtë drejtësi?

Shpeshherë përballe tyre harrojmë të njëjtin cikël zhvillimi, që karakterizon rritjen e tyre të deformuar.
Askush nuk është perfekt.

Oratoria e më të urtit mbulon “qetësisht” konstruktin e fjaleve mbi nje temperament po aq agresiv sa dhe vetë masa e çrregullt nervore ndikuar nën të njëjtin temperament të konkretizuar sipërfaqësisht. “Filizi i njomë” duhet të rritet naturalisht, nën varësinë e askujt.

Rrethanat në të cilat zhvillohet do të formojnë drejtësisht pavarësinë e të njëjtit cikël jetese edhe atëherë kur ai do të deformohet plotësisht.

Nuk duhet të mbetemi nxënës të askujt.
Koha është e vetmja, që mund të gjykojë personalitetin e ç’ndonjërit prejnesh.
Nuk duhet harruar: në këtë jetë gjithçka që përvetësojmë e inkuadrojmë vetëm mbijetën vetë!

● – RRJETAT.COM

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *