Ad
Shkencëtari 33-vjeç krijon gruan ideale, një robot-femër nuk hap gojë dhe lexon më zë të lartë gazetën

Shkencëtari 33-vjeç krijon gruan ideale, një robot-femër nuk hap gojë dhe lexon më zë të lartë gazetën

Ad

Shkencëtari 33-vjeç krijon gruan ideale, një robot-femër

Pastron shtëpinë, nuk hap gojë nëse nuk i kërkohet, lexon më zë të lartë gazetën, njeh pijen dhe pjatën tënde të preferuar, është 20 vjec dhe shumë simpatike.

Pastron shtëpinë, nuk hap gojë nëse nuk i kërkohet, lexon më zë të lartë gazetën, njeh pijen dhe pjatën tënde të preferuar, është 20 vjec dhe shumë simpatike.

Me pak fjalë, një grua ideale. I riu japonez nuk e ka njohur në palestër, diskotekë ose në ndonjë çat. Aspak. Le Trung ka vendosur ta krijojë vetë e për vete. Po, sepse Aiko(ky është emri i shpirtit binjak) në të vërtetë është një femër-robot.

Krijuesi i saj, një shkencëtar 33-vjeç me origjinë japoneze, por i rritur në Kanada, punon për këtë projekt natë e ditë që prej dy vjetësh. Për të krijuar partneren perfekte ai ka shpenzuar gati 16 mijë euro, e për këtë i është dashur që të shesë makinën dhe të merrte kredi në bankë. Përmasat e vajzës janë 81, 58, 84, mosha rreth të 20-ve, aftësi për të njohur ngjyrat, të lexojë në japonisht dhe anglisht, shqipton 13 mijë frazë në të dy gjuhët dhe di të zgjidhë ekuacionet e matematikës.

“Nuk kam pasur kurrë kohë për të kërkuar vajzën ideale, e vetmja mundësi në këtë pikë ishte të ndalesha e të shfrytëzoja teknologjinë”- ka shpjeguar i riu për tabloidët anglezë.

“Si një grua e vërtetë(por me silikonë dhe plot me mikrocipa) ajo arrin të reagojë nëse e prek nëpjesë të ndryshme të trupit. Nëse e shtrëngon shumë fort, ajo reagon duke të dhënë edhe një shpullë”- thotë më tej ai.

Robori grua deri tani nuk është programuar për të bërë partneren seksuale. “por softëare i saj mund të riprogramohet në mënyrë të tillë që të simulojë ehde një orgasmë”.

Krijuesi, që tashmë jeton me të vëllanë ka pësuar një infarkt nëntorin e vitit të shkuar dhe ka thënë se nëse mund t’i ndodhë të sëmuret në të shkuarën, duhet të Aiko të kujdeset për të.

“Është shumë e duruar dhe nuk ankohet asnjëherë”- thotë ai, duke shtuar se tani ëhstë në kërkim të një shoqërie që të mund ta sponsorizojë për të kompletuar krijesën e tij. Sa për të, thotë që nuk ka nevojë për pushime, pasi punon 24 orë në ditë. Me pak fjalë, është gruaja perfekte.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *