Ad
Shikoni videon si tallej dikur media shqiptare me Elez Biberaj. Mbetet për t’u parë në se elitat shqiptare do të tregojnë vullnet politik

Shikoni videon si tallej dikur media shqiptare me Elez Biberaj. Mbetet për t’u parë në se elitat shqiptare do të tregojnë vullnet politik

Ad

Sot nuk jemi më në vitet 1992 zoti BIBERAJ miku i ngushtë i Sali Berishës

Hapja e ambasadës amerikane në Tiranë në tetor 1991 përfaqësonte një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe. Grupi i vogël i diplomatëve amerikanë, i kryesuar nga Ambasadori William Ryerson dhe zëvendësi i tij Chris Hill, luajtën një rol të jashtëzakonshëm në mbështetje të procesit të demokratizimit në Shqipëri dhe në ndihmën për hartimin e një plani tranzicioni. Ndërsa vazhduan komunikimet me Presidentin Alia dhe drejtuesit e tjerë të lartë komunistë, diplomatët amerikanë i përqëndruan aktivitetet e tyre në ndihmën për opozitën demokratike që ishte ende e dobët. Në takimin me përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës së tij të qershorit 1991 në Tiranë, Sekretari Baker u bëri hapur thirrje për t’u bashkuar që të fitonin ndaj komunistëve në zgjedhjet e ardhshme. Diplomatët amerikanë, përfaqësuesit e Institutit Republikan Amerikan dhe të Institutit Kombëtar Demokratik ndihmuan opozitën të hartojë një strategji koherente për të larguar komunistët nga pushteti, duke ofruar ndihmë para-zgjedhore, mësime për rolin e qytetarëve në qeverisje, trejnim për funksionimin e partisë dhe ndihmë teknike.
Në periudhën deri në zgjedhjet e marsit 1992, mbështetja amerikane për opozitën shihej qartazi. Kjo pasqyrohej tek deklaratat e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit, tek ambasada amerikane në Tiranë dhe anëtarët e Kongresit.

Fitorja e Demokratëve në mars të vitit 1992 shënoi fundin e makthit të gjatë komunist për Shqipërinë. Ndërsa shqiptarët filluan rrugën e vështirë të konsolidimit të arritjeve demokratike, Shtetet e Bashkuara vazhduan të luajnë një rol kritik, duke shërbyer si faktori më i rëndësishëm i jashtëm që nxiste demokratizimin e Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe integrimin Euro-Atlantik.

Megjithë vështirësitë e mëdha dhe zig-zaget gjatë 27 viteve të fundit, eksperimenti demokratik i Shqipërisë ka mbijetuar. Shqipëria ka përjetuar transformime të thella dhe normat demokratike, në masën më të madhe, janë pranuar. Shumica dërmuese e shqiptarëve ka përqafuar linjën e lidhjeve historike me Evropën, me vlerat demokratike. Vend anëtar i NATO-s që nga 2009, Shqipëria pritet të hyjë vitin e ardhshëm në fazën kritike të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Dhe reforma e tanishme e drejtësisë i jep Shqipërisë një mundësi për të riparuar dëmin e madh që i është bërë imazhit të saj nga korrupsioni i gjithë-përhapur dhe krimi i organizuar.

Mirëpo, tranzicioni është shoqëruar me sfida të shumta dhe shumica e shtyllave të demokrasisë së Shqiperisë janë ende të dobta. Më shumë se një çerek shekulli pas përmbysjes së komunizmit, qeverisja shqiptare është mbizotëruar nga marrëveshje gjysmë-demokratike, nga një sistem siperfaqësor kontrollesh e balancash, korrupsion i thellë, krimi i organizuar dhe sfida madhore ekonomike dhe sociale. Prirjet e përhershme polarizuese të politikës shqiptare, të shprehura më së qarti tek paaftësia e udhëheqësve kryesorë për të gjetur konsensus për çështjet madhore dhe mentaliteti i elitave të pas vitit 1990 për të kufizuar konkurencën e lirë politike, kanë penguar përpjekjet për qeverisje të mirë dhe kanë minuar bazat institucionale të rendit të ri.

Ka shumë faktorë që shpjegojnë përparimin e dobët demokratik të Shqipërisë: mungesa e një kulture demokratike, trashëgimia komuniste, dhe dobësia ekonomike. Por, nuk ka asnjë dyshim se shumë prej vështirësive me të cilat përballet Shqipëria janë pasojë e drejtëpërdrejtë e qëndrimeve dhe vendimeve të elitave të saj qeverisëse. Gabime, dështime, politika jo të drejta, dhe raste të humbura kanë qënë tipare të përbashkëtatë qeverive demokrate edhe të atyre socialiste.

Shqipëria e gjen sot veten në një udhëkryq kritik. Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbeten fuqimisht të angazhuara për të dhënë mbështetje politike dhe ekonomike, përgjegjësia për përparimin demokratik të Shqipërisë i takon plotësisht udhëheqësve të saj politikë. Statu-kuoja ka një çmim të lartë dhe Shqipëria ka nevojë urgjente për një frymë të re drejtimi. Për të konsoliduar plotësisht demokracinë, Shqipëria ka nevojë të kryejë një transformin të vërtetë institucional, të reformojë sistemin e tanishëm mos-funksional të qeverisjes dhe të përmbysë kulturën e rrënjosur thellë të mos-ndëshkimit.

Mbetet për t’u parë në se elitat shqiptare do të tregojnë vullnet politik për të shfrytëzuar këtë mundësi që është krijuar dhe për të plotësuar pritshmëritë demokratike të popullit të tyre, ose thjesht të hiqen sikur e mbështesin domosdoshmërinë e zbatimit të reformave thelbësore.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *