Ad
Shekspiri punon në ndërtim.  (një histori kafeneje)

Shekspiri punon në ndërtim. (një histori kafeneje)

Ad

Më trego pak si vajte andej.
Tre muaj qëndrrove në mos gaboj?!

– Tre. Tre andej, e tre ktej. Skemi çbëjmë. (i moshuari uli kokën) Nuk e kam të lehtë. Kur shoh miqtë e mi, të cilët i kam pas ndihmuar unë në provime e sot japin mësim ndërsa unë…( sytë ju mbushën me lot). Nuk kisha moshë për emigrim…

Éshtë fillimi. Do mësohesh. Pastaj më thuaj pak : Ti jep njeri aq para këtu në ditë? Jo pra, nuk i fiton dot. Madje ndodh që aq para nuk i merr dot as për një muaj tek ne. Këtë mendo. Pastaj, edhe kur të mbetesh bosh ik shtëpi më shtëpi e thuaj : Work? Dhe bëj me shenjë nga oborri. Ka raste kur ata kané për të hequr barin e mund të të paguajnë edhe 50 euro në ditë për këtë.

(i moshuari qeshi)
– Edhe ti si Shekspiri.

Shekspiri?

– Eh, kolegu ynë i punës. Unë nuk e di si e ka emrin, por kështu ka kërkuar ta thërrasim që në fillim. E marr në telefon : Hë Shekspir, ku do vemi nesër? ” Nesër thotë ai, do të vemi në ndërtim, do të jemi për 1 javë aty”.
Ka shumë humor ai djalé.
Shekspiiir i bërtas unë, na mbaroj llaçi. Dhe ai me vrap dy kova sjellë.
Ndodh ndonjëherë që gjatë punës fillon e na interpreton ndonjë sonatë.
Ka vite aty. I lezetshém Shekspiri. ( qeshi i moshuari se si duket i erdhi imazhi i tij).

Ai i bën pazaret me pronarët.
I studjon në fillim e pastaj vepron.
Çfarë psikologjie ka ai djalë. Arrin të futet në biseda me ta dhe duket sikur ka vite që i njeh.
Njeherë e gjeta pas një peme, ishte ulur dhe po lexonte. Sa e vuri re që u afrova e fshehu menjëherë librin.
Shekspiri lexon? – i thashë unë si për të bërë batutën e rradhës.
Kurrë nuk më tha për çfarë ka
studjuar. ‘Éshtë një temë e harruar’ thotë përherë dhe e mbyll me ‘ E kam harruar dhe unë’ dhe qeshim të gjithë.

(në këtë moment të moshuarit i erdhi një mesazh në telefon)

Hë, ndonjë lajm?

– Shekspiri. ‘ Maestro, kemi lajme. Lidhëm kontratë me njé firmë ndërtimi. Fillojmë javës tjetër’. Shekspiri.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *