Ad
Seksi I jakës së bardhë dhe Maçoja funksionar – Nga Sabina Meta

Seksi I jakës së bardhë dhe Maçoja funksionar – Nga Sabina Meta

Ad

Kemi dëgjuar shpesh të flitet për krimin e jakës së bardhë I cili në vetvete nënkupton veprat në kundërshtim me ligjin të konsomuara nga njerzit me pushtet ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, ekonomik, etj, ku si rrjedhojë e pozicionit të tyre shtetëror abuzojnë me detyrë e besuar duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Janë pikërisht njerzit e veshur me pushtet ku si rrjedhoje e abuzimit me pushtetin që u është besuar kane hapësirat dhe mundësitë e mjaftueshme për ushtrim korrupisioni duke rritur të ardhurat e tyre përsonale në dëm të interesave pasurore te shtetasve dhe jo vetëm .

Paradoksi I jakës së bardhë është që nuk ngopet vetëm me zhvatjen në mënyrë të kundraligjshme dhe të padrejtë të pasurisë së tjetrit për përfitim personal, por njëkohësisht me zhveshjen morale dhe përfitimin e aferave seksuale nga të ashtëquajturat “ seks I dobët” kjo në këmbim të ofrimit të shërbimit që sipas ligjit, drejtësisë, moralit, pozicionit të dëtyrës duhet ta japë falas në mënyrë të drejtë, ligjshme, pavarur, paanshme .

Subjekt të “ Seksit të jakës së bardhe” janë persona të veshur me pushtet publik, shtetëror, funksionar që gjer në momentin që u hiqet maska, adhurohen, duartrokiten, votohen, mirren si model nga masa. Këto “ maço” të jakës së bardhë zakonisht nuk kanë, nder, moral, karakter dhe drejtohen nga impulse seksuale duke mos qënë racista ndaj viktimave të tyre përsa I takon moshës, statusit, ngjyrës, pozicionit, përkatësisë prindërore, gjendjes ekonomike, profesionit etj duke ecur me parimin “ të gjithë të barabartë përpara seksit” .

Maçoja funksionar, mund të jetë një Ministër, Deputet,Këshilltar, Sekretar I Përgjithsëm, I cili me lekët e popullit apo detyrën e besuar nga ai realizon fantazitë e tija seksuale të drejtuara nga një uri e shfrenuar për të kompensuar apo shtype inferioritetin e dikurshëm dhe refuzimin e pësuar në rininë e hershme .

Maçoja funksionar, mund të jetë ndonjë Kryetar Bashkie , Komune, Prefekuture, I cili edhe pse I ka brekët e grisura, apo mund të jetë aq plak që sa herë flet I bjen proteza dhe sperkat me përshtymën e tij, abuzon me detyrën duke dërguar në hotele “ punonjëset e ardhëshme”, për të bërë testimin e detyrueshem para nënshkrimit të Kontrates .

Maçoja funksionar, mund të jetë ndonjë polic, officer policie gjyqesore, gazetar, etj I cili ndihet krenar per “ pistoletën” e tij duke e ekspozuar, pastruar, etj… mjetin e punës para vajzave të mitura në rrugë virtuale apo në dhomat e hotelit ku shfaqin me krenari “ burrërine e tyre” dhe potencën e tyre unike që I karakterizon .

Maçoja funksionar, mund të jetë një gjyqtar, prokuror, avokat, që para së të japë vendimin të kërkon “ paraqitjen e provave trupore dhe realizmin e eksperimenteve seksuale “ për të vertetuar ligjshmërinë e vendimarrjes së tij.

Maçoja funksionar, mund të jetë një mësues I arsimit fillor apo të I mesëm I cili shpalos me krenari aftësitë e tija seksuale, perverse, don-zhuaneske, putaneske, me qëllim përfitimin e aferave seksuale nga fëmijët tanë duke I vënë para presioneve psikologjike “ nqs nuk ma jep ta shkatërroj jetën”.

Maçoja funksionar, mund të jetë një intelektual I ngritur, një professor universiteti I graduar “brenda dhe jashtë” I cili në këmbim kalimit të vitit apo të 10- ës, ta kërkon haptaz drejtpërdrejt pa I dridhur qerpiku apo miku.

Maçoja funksionar ne këtë realitet mund të jetë bashkëshorti, babai, vëllau , gjyshi, kushëriri, miku, shoku,kolegu, I im, I yti I gjithkujt, I cili gjer para evidentimit të faktit respektohet, nderohet, adhurohet, respektohet, reklaohet, ekspozohet, por që në brendësinë e tij është një qënie e kalbur, shfrytëzuese, ordinere, inferiore e paskrupullt që abuzon, përdhunon dhe vret në emër të ligjit, e në fund del I pafajshëm po në emër të tij …

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *